Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat në të cilën ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe përplasjet Kuvend-Presidencë për Gjykatën Kushtetuese.
Sipas kryedemokratit, Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe sjellja e tij, sipas Bashës, po pengon rrugën europiane të Shqipërisë.
“Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Duke nisur nga 30 qershori, synimi për kapjen e Presidencës, por është edhe një nga kushtet e Bundestagut dhe Europës. Nëse mendon se do ja hedhë Bundestagut me makinacione, e ka gabim. Është institucioni më i informuar për atë çfarë po ndodh në Shqipëri.
Për interesat e tij personale po pengon rrugën europiane të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë jetike për një drejtësi të pavarur. SPAK dhe BKH janë jetike”, u shpreh Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/457712068456590/