Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përshendetur SHBA dhe Presidentin Trump për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët me Kim Jong Un për nisjen e procesit të paqes dhe denuklearizimit të Gadishullit Korean.
“Hapja e këtij procesi paqeje dhe ç’armatimi në rajonin e një ndër konflikteve me të mëdha, të gjata e të përgjakura të globit përbën një sukses historik të jashtëzakonshëm të presidentit të SHBA, Donald J. Trump. Partia Demokratike dhe unë jemi krenarë dhe totalisht të përkushtuar në aleancën e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nën lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevëndesueshëm për ndërtimin e një bote më të sigurte, në paqe, të lirë dhe demokratike”, ka shkruar Basha.