Kryedemokrati, Lulzim Basha, deklaroi se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve, por zgjedhje të lira e të ndershme. Nga çadra ku zhvilloi një takim me petagogët Basha u shpreh se partitë opozitare do të dorëzojë sot në KQZ ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Kush i fryn borisë së bojkotit gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, por zgjedhje të lira e të ndershme dhe republikë të re”, tha Basha. Më pas lideri i opozitës u shpreh se nuk do të ketë tërheqje, pasi tërheqja, sipas tij, do të ishte tradhti ndaj qytetarëve shqiptarë.
Gjithashtu Basha ripërsëriti kërkësën e opozitën për kijimin e një qeverije teknike e cila, sipas tij, do të krijojë mundësinë e zgjedhjve të lira dhe të ndershme.
Sot protesta e partive opozitare ka hyrë në ditën e 21 të saj.