Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Kryetarët e Bashkive të djathta në selinë blu.
Mësohet se në takim është diskutuar mbi aksionin opozitar dhe për protestat, të cilat pritet të shtrihen në të gjitha qytetet e vendit.
Kujtojmë se paraditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha mblodhi edhe Kolegjin e Kryetarëve me të cilën u diskutua dhe u vendos për datën e protestës.
Raportohet se protesta kombëtare do të zhvillohet në datën 11 maj në orën 18:30.
Kujtojmë se opozita e bashkuar deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla.
Kryedemokrati Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog me Partinë Socialiste nëse nuk largohet Rama nga posti i Kryeministrit.