Basha: Masakra zgjedhore vetëm i zmadhoi hallet e shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Masakra zgjedhore vetëm i zmadhoi hallet e shqiptarëve

15:30 | 02/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Kamëz, me të cilët ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Teksa i cilësoi zgjedhjet si masakër elektorale, Basha tha se 25 prilli i zmadhoi më shumë hallet e shqiptarëve, ndërsa shtoi se është detyrë e opozitës t’i japë fund krizës dhe të sjellë ndryshimin në vend.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Read more

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate e demokrat të Kamzës! Faleminderit për mikpritjen tuaj sot dhe më lejoni të shpreh kënaqësinë e madhe që ndodhem në mesin tuaj ndonëse në ditë dhe javë të vështira për Kamzën dhe Shqipërinë, për demokratët dhe mbarë shqiptarët dhe më lejoni me këtë radhë ta nis me një falënderim nga zemra për gjithsecilin prej jush! Dhe për të gjithë demokratët dhe demokratet e Kamzës dhe mbështetësit tanë për fushatën e jashtëzakonshme, me të cilët ngritët peshë zemrat e qytetarëve tuaj, me të cilët marshuat përballë makinerisë më të poshtër të masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe prapë se prapë nga kjo betejë dolët sikundër Kamza përherë ka dal me ballin lartë, me forcë, me kurajo, me moral dhe me numra të mëdhenj me të cilët dëshmuat edhe njëherë se jeni dhe mbeteni njerëz fisnik, me shpirt fisnik të gatshëm përherë për të mbrojtur vlerat elementare të shoqërisë, të Shqipërisë, të kombit, të gatshëm përherë për demokracinë dhe për lirinë. Mirënjohje për ju, për familjet tuaja, për demokratët anembanë Kamzës!

Vëllezër dhe motra, sot ndodhemi këtu në këtë takim jo në rrethanat që unë do kisha dëshiruar të ndodheshim. Por kjo nuk ka të bëjë me betejën e jashtëzakonshme që ju dhe demokratët dhe Partia Demokratike zhvilloi anembanë vendit. Kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, të cilët kësaj beteje që ju i pritë me kurajën e zemrave tuaja, me pastërtinë e qëllimeve tona, me programin më të mirë të hartuar nga ekipet më të zota në 30 vite pluralizëm të Partisë Demokratike, burim i zgjidhjeve për problemet që së bashku kemi prekur katër vite me radhë cep më cep të Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë. Një betejë të pabarabartë që e dinim që do të ishte e pabarabartë prej fillimit e pavarësisht prej ligjit apo Kodit Zgjedhor, por për shkak të një masakre zgjedhore i cili nuk është një togfjalësh dosido, por është katalogu i thyerjes së çdo rregulli të këtij shteti, është shprehja e rikthimit fiks 30 vjet më parë tek partia-shtet dhe tek shteti-parti por akoma më keq i infuzuar, i bashkuar me bandat e krimit dhe paratë e korrupsionit e të drogës.

Vëllezër dhe motra, Kamza është mësuar me beteja të pabarabarta. Ajo e ka zhvilluar ndër vite aftësinë për t’u përballur me një kundërshtar të egër sepse Kamza është jo ndër të parat, por e para që e provoi se Edi Rama nuk e njeh konceptin e kundërshtarit politik, për të çdo demokrate, çdo demokrat është është armik dhe çdokush që i mbështet demokratët dhe demokratët është armik. Ai i ka shpallur luftë konceptit bazë të bashkëjetesës demokratike që është trajtimi i kundërshtarit brenda rregullave të garëse zgjedhore të bërë bërë nga rregullat të përballjes politike. Dhe kjo luftë që i ka shpallur tani e 8 vjet kulmoi me procesin e 25 prillit i cili vetëm përfundoi me 25 prill. Por prej kohësh kishte vënë në lëvizje një makineri gjigande të dhunës, të terrorit, të shantazhit të blerjes së votave me të gjitha format e mënyrat, me para në dorë, me ndihmën sociale, me KEMP-in, me faturat e OSHE-së, me gjobat, me legalizimet për vota, me ndërtimet pa leje për vota, me presionin e drejtpërdrejtë ndaj të punësuarve në sektorin publik. Jo vetëm kaq por edhe me terrorin mbi sektorin privat, pra, me të gjitha format dhe mënyrat njësoj si një regjim.

Ndaj, sot jemi të mbledhur këtu si njerëz me përgjegjësi politike dhe me vetëdije politike. Këtu për t’ju mbajtur fjalime dhe retorikë, sepse ju nuk keni nevojë për fjalime dhe retorikë. Gjithsecili prej jush mund të vijë këtu dhe të thotë fare qartë dhe fare shkurtë problemin, krizën e madhe që ka sot Shqipëria, gjithsecili prej jush mund të dalë këtu e të tregojë se çfarë ishte 25 prilli, jo dita por procesi i 25 prillit. Dhe gjithsecili prej jush disponon mençurinë politike dhe ka përvojën, përfshirë edhe të rinjtë, sprovën e përballjes politike për të kuptuar se kur themi regjim dhe masakër zgjedhore, po konstatojmë diçka jashtëzakonisht të rëndë për vendin. Po konstatojmë se me 25 prill, Shqipëria është futur në grupin e vendeve ku nuk ka demokraci, sepse demokraci do të thotë vullneti i shumicës përcakton parlamentin dhe qeverisjen. Demokraci nuk do të thotë që një pakicë që ka kapur shtetin dhe që ka vënë në funksion të një grushti bandash dhe një grushti oligarkësh, të tjetërsojë vullnetin e shumicës. Këtë ka bërë kjo pakicë më 25 prill dhe detyra jonë e parë dhe kryesore para shqiptarëve sot, njësoj si në ditët e para të lindjes së forcës tonë politike, nuk është thjeshtë dhe vetëm mundja elektorale e kundërshtarit, por është beteja për demokraci.

Me këtë vetëdije kam ardhur para jush sot duke e kuptuar fare mirë se ndodhem para burrave edhe grave që nuk kanë nevojë për shpjegime të gjata se çfarë do të thotë betejë për demokraci. Kundërshtari i ka përdorur të gjitha mjetet për ta asgjësuar të vetmin institucion zgjedhjet e lira e të ndershme, që qëndronte akoma si shpresë për ndryshim për shqiptarët.

E pra miqtë e mi, cila është detyra e Partisë Demokratike përballë regjimeve, e kemi kryer këtë detyrë përpara shqiptarëve në vitin 91-92. Ju e dini fare mirë se 91-shi solli zgjedhje pas 50 vitesh diktaturë, por nuk solli zgjidhje. Sot jemi në të njëjtën situatë. 2021 solli zgjedhje dhe një masakër zgjedhore, por nuk solli zgjidhje. 91-shi nuk na uli në gjunjë, na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm për tu organizuar, për të vazhduar betejën për hir të Shqipërisë dhe për hir të shqiptarëve. As 2021 nuk na ka ulur në gjunjë përballë masakrës zgjedhore ne kemi qëndruar fuqishëm. Njësoj si në 91-shin besuam deri në çastin e fundit se regjimi po merrte fund, por në fakt poshtërsitë dhe hilet çuan në këtë masakër dhe përmes kësaj masakre një diferencë që s’është as sa gjysma e fletëve të pavlefshme, produkt i prerjes së listave dhe heqjes së emrave të kandidatëve nga listat, nga fletët e votimit. Nuk është as sa gjysma ose është e barabartë me votat që mblodhi dhëndri dhe djali i një prej ortakëve të Edi Ramës.

Me këto mendon Edi Rama se do të mbajë pushtetin, me këto mendon se do t’i imponohet shqiptarët, me këto mendon se do të na ulë kokën ju, mua, Partisë Demokratike? Ai e di fare mirë që jo.

Etiketa: kreu i PDLulzim BashaZgjedhjet e 25 prillit

Të Lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

nga 27
15:26 | 13/03/2026
0

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

nga 27
15:14 | 13/03/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

nga 27
15:06 | 13/03/2026
0

Një efektiv policie në Elbasan është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim....

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

nga 27
14:52 | 13/03/2026
0

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në terren, duke emëruar Aurel Bylykbashi...

Para
Vuçiç i prerë: Pa Listën Serbe nuk ka qeveri të re në Kosovë

Vuçiç: Kurti të mos vijë në Bruksel, nëse nuk do të bisedojmë për Asociacionin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

15:26 | 13/03/2026
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

15:14 | 13/03/2026
Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

15:06 | 13/03/2026
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

14:52 | 13/03/2026
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –

14:42 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –
  • Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –
  • Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –
  • Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës –
  • Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com