Basha kujton Masakrën e Qafë-Valmirit, mesazh të koduar Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha kujton Masakrën e Qafë-Valmirit, mesazh të koduar Ramës

10:21 | 17/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 70-vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, në të cilën u pushkatuan 14 mirditorë, si pjesë e strategjisë së territorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Basha rikujton urdhrin e diktatorit Enver Hoxha ku shton se “Edhe sot shohim se si mundohen të mbajnë gjallë aparteidin ndaj kësaj zone, me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të saj zyrtarë gjakshprishur e përfaqësues të krimit”.

Mesazhi i Bashës:

Read more

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

70 vjet më parë diktatura komuniste e angazhuar në një betejë të egër për të thyer rezistencën e Mirditës, në një shfaqje publike të terrorit, vari në litar dhe pushkatoi 14 nga bijtë më të shquar të krahinës, në Masakrën e Qafës së Valmirit.

Duke ndjekur porositë e vetë diktatorit gjakatar, “kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët, këto bëjnë përshtypje në popull”, veglat e verbra të Sigurimit Komunist varën 4 mirditorë dhe pushkatuan 10 të tjerë 17 gushtin e 1949-s, si një akt raprezalje pas vrasjes së Bardhok Bibës, ku rezultoi se nuk ishte i përfshirë asnjëri prej tyre, dhe si pjesë e strategjisë së terrorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.

Masakra u krye në prani të mijëra banorëve, të cilët u detyruan përdhunshëm ta ndiqnin këtë makabritet. Në raportimet e Sigurimit të Shtetit, thuhet se bashkë me varurit dhe të pushkatuarit, ishte vënë në zbatim një valë e gjatë arrestimesh e internimesh, që do të përfshinin banorë të 24 fshatrave të Mirditës, nga rreth 32 që kishte zona në atë kohë.
Kështu Masakra e Qafës së Valmirit sëmboi drejtpërdrejt në familjet e rreth 90 % të fshatrave të zonës, dhe jehona e masakrës u përhap në të gjithë vendin. Me sjellje të pastra racizmi krahinor e fetar, vetë hierarkët komunistë e kishin deklaruar me dhjetëra herë se “të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut, edhe pse asnjë s’meritonte të vritej”.

Masakra e Qafës së Valmirit është një prej akteve më makabre terroriste që diktatura komuniste kreu ndaj Mirditës. Ata ju turrën asaj si bisha të tërbuara për ta gjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë që i buronte nga historia e saj e lavdishme.

Mirdita, kjo trevë vitale, kompakte, katolike e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj, prandaj edhe kjo zonë ka përqindjen më të lartë të të vrarëve, të burgosurve dhe të të internuarve nga diktatura. I gjithë vendi, por edhe vetë demokracia shqiptare i është borxh Mirditës për çmimin e lartë të sakrificës që ajo pagoi për 50 vjet që të mbahej gjallë ideali i lirisë dhe dinjitetit të njeriut.

Në këtë zonë duhet të kishte patur për 30 vjet me radhë politika të diskriminimit pozitiv, jo vetëm për të rehabilituar numrin e lartë të të persekutuarve nga diktatura, por edhe për investime që do të rrisnin numrin e të arsimuarve, një mollë e ndaluar për shumicën e popullsisë së zonës gjatë 50 viteve diktaturë, do të rrisnin numrin e bizneseve të reja, do të ndihmonin fshatrat të rimëkëmbeshin dhe zonën të rigjallëronte traditat e veta të shkëlqyera, por në fakt këto politika kanë munguar.

Masakra e Qafës së Valmirit ka 70 vjet që dëshmon për këtë aparteid që është një mëkat i shtetit shqiptar. Për ushtrimin e këtij aparteidi s’kemi dëgjuar asnjë ndjesë, përkundrazi, kemi parë se si mundohet të mbahet gjallë me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të zonave zyrtarë gjakshprishur e përfaqësues të krimit.

Megjithë këto, Mirdita ka vijuar me stoicizëm të japë dëshmitë e saj se beteja me të keqen më në fund do të fitohet, se do të mposhten dishepujt e sotëm të tezave raciste e të aparteidit shtetëror ndaj pjesëve të ndryshme të vendit e ndaj Mirditës posaçërisht. Nderim përjetë martirëve të Mirditës! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

  • foto galeri
Etiketa: kreu i Partisë DemokratikeLulzim BashaMasakra e Qafës së ValmiritMirditërezistenca e Mirditësvrasja e Bardhok Bibës

Të Lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

nga 27
15:32 | 16/05/2026
0

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

nga 27
15:04 | 16/05/2026
0

Nga dita e sotme, e shtunë 16 maj, të gjitha monopatinat elektrikë që qarkullojnë në rrugët e Italisë do të...

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

nga 27
13:40 | 16/05/2026
0

David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më...

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

nga 27
13:34 | 16/05/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qendrat për emigrantët në vende të treta, sipas modelit që Italia ka ngritur në...

Para
Si u kap hajduti me kapele që vidhte me armë në Tiranë

Si u kap hajduti me kapele që vidhte me armë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com