Sot është 18 vjetori i flijimit të familjes të komandantit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës Adem Jashari. Kryetari i PD-së kujton përmes një mesazhi përvjetorin e historisë së radhë të komandantit të UÇK-së.
“18 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!
Lavdi të pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijeve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri!”, shkruan Basha.