Basha iu premton sipërmarrësve: Unifikim të TVSH 6% për të gjithë operatorët turistikë

Duhet të lëçisni

Vrasja në Elbasan/ Mesila Doda: Nuk është PS në pushtet por banda e Rilindjes me segmente kriminale

Kandidatja për deputete e PD-AN  Mesila Doda ka deklaruar në ABC se duhen gjetur përgjegjësit për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan,...

Basha në Selenicë: Edhe 3 ditë na ndajnë nga fitorja, Rama largohet me votë

Selenica ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Denokratike Lulzim Basha këtë mbrëmje. Para qindra mbështetësve Basha tha se edhe tre ditë kanë mbetur...

Rrihet simpatizanti i LSI në Poliçan, Meta: Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Poliçan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,...

Bardhi shpjegon ngjarjen në Elbasan: Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, as vrasës

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi ka treguar ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se me ardhjen në pushtet, qeveria e tij do të bëjë unifikimin e taksës së tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë.

Në një bashkëbisedim sot me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës, lideri opozitar tha se PD pas 25 prillit do të jetë gati të institucionalizojë bashkëpunimin me institucione Europiane të trajnimit në fushën e turizmit me traditë mbi 100-vjeçare.

PJESË NGA BISEDA

Sipërmarrës: Do të doja të theksoja tre-katër çështje që unë me keqardhje i kam konstatuar gjatë këtyre 7-8 viteve të fundit. Sa i takon turizmit mundet ta them me siguri të plotë që gjithçka mund të ketë qenë turizmi për politikën shqiptare vetëm një sektor prioritar nuk ka qenë.

Lulzim Basha: Absolutisht dakord me këtë.
Sipërmarrës: Sfidoj këdo të më thotë një nismë, qoftë edhe gjysmake, ajo e uljes së TVSH-së. Mirë bënë që e ulën por si e ulën ? E ulën për fjetjen sikur turizmi të kishte vetëm fjetje. Ndërkohë restoranti në të njëjtën godinë vazhdon me 20%, ndërkohë që plazhi 10 metra më tutje vazhdon me 20%. Dhe çfarë kanë bërë subjektet ?! Kanë hapur një aktivitet të caktuar, rezultojnë 3 subjekte në QKB, një për hoteleri, një për restorantin, një për plazhin. Tashmë e dimë nga çfarë janë detyruar jo…nga çfarë janë detyruar këto subjekte. Kjo ishte e para. E dyta do theksoja një element tjetër që kam vënë re, sektori i turizmit është një sektor sezonal dhe si i tillë hapet dhe mbyllet në momente të caktuara, ama nuk është e mundur që 90% e subjekteve të turizmit të hapen në mes të Korrikut. Nuk është e mundur që sapo e hapim të dynden gjithë tatimorët, të të gjitha niveleve në kohë rekord. Kemi fatin që keni një program që tashmë turizmin e trajton me prioritet, si prioritet kombëtar. Urojmë që Durrësi nga ana juaj të shikohet me një lup pak më të madhe duke qenë se është një nga ato vatra që sidoqoftë gjeneron të ardhura. Nuk jemi te simpatia por është një burim të ardhurash që duhet shfrytëzuar. Faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit Zoti Sulejmani! Shkurtimisht, besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto. Dhe një nga masat që prek gjithë ekonominë por dhe ju në veçanti është inspektoriatet. Inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. Që do të thotë 12 muaj nuk do të ushtrojnë absolutisht asnjë nga sjelljet, pranitë terrorizuese me biznesin dhe pas kësaj me modelin europian që do ti reformojmë këto inspektoriate, ajo që duhet të prisni ju është një rezultat i ngjashëm më atë që ndodh në Europë. 7 deri në 10 % e biznesit kontrollohet sipas analizës së riskut, por nuk vijnë inspektorët nga mëngjesi deri në darkë duke shkatërruar nervat, duke shpërdoruar kohën, energjitë e sipërmarrësit në çdo fushë, e në veçanti sektorit të turizmit i cili vuan pastaj nga problem i tretë, i cili parashtrove nga fakti që sezoni këtu mbetet tmerrësisht i shkurtër për potencialin që ka vendi. Dhe në funksion të zgjatjes së sezonit duhen marrë disa duhen ndërmarrë disa hapa. Një nga hapat kryesorë që duhet ndërmarrë është padiskutim kualifikimi i forcës punëtore. Dhe këtu duhet të përsëris diçka që besoj tregon thellësinë e angazhimit tonë ndaj këtij sektori: Sot akoma në opozitë, për këto javë që na ndajnë nga 25 prilli dua t’iu deklaroj me përgjegjësi të plotë që kemi vendosur kontaktet dhe jemi gati të institucionalizojmë bashkëpunimin me institucione Europiane të trajnimit në fushën e turizmit me traditë mbi 100-vjeçare. Në të dyja format edhe me pranimet e tyre fizike në Shqipëri edhe në formatin online dhe kjo do të mundësojë që një trekëndësh bashkëpunimi mes qeverisjes si përfaqësusese i interesit publik, promovuese e interesit publik dhe vendimmarrëse politike midis jush sipërmarrjes, në këtë rast sipërmarrjes turistike dhe përmes botës akademike si pika e tretë e këtij trekëndëshi ne të dalim nga kjo situatë paradoksale ku nga njëra anë na duhet krah i kualifikuar pune që nga bazë, që nga kuzhinier, ndihmës kuzhinier, kamarier e gjithçka tjetër deri tek nivelet e larta të menaxhimit dhe nga ana tjetër rinisë nuk i jepet mundësia as të trajnohet dhe as të punësohet në vendin e vet që është një nga vendet më të bukura në botë dhe që e do shumë e detyrohet të largohet të shkojë në vendet e huaja ku pastaj shkëlqen në këto fusha ku mund të shkëlqente në vendin e vet. Ne kemi kaq shumë dhe nuk e vëmë në funksion, në funksion të kujt? Në funksion të punësimit. Nëse këto potenciale të jashtëzakonshme natyrore që rrethojnë Durrësin, kulturore, trashëgimisë kulturore një qytet 3 mijë vjeçar, e shumë e shumë të tjera vihen në funksion bëhen pjesë e turizmit si një lokomotivë që tërheq një zinxhirë të tërë zhvillimi, atëherë Shqipërisë nuk i mungon absolutisht asgjë që të arrijë të njëjtën përqindje të turizmit si punësues, si punëdhënës si vendet e tjera të rajonit dhe me të njëjtat paga.

Sipërmarrës: Keqardhja ime më e madhe është në fakt se paçka qeverisë që na ka udhëhequr sektori i turizmit i rajonit ka qenë rritje natyrshme. Vetëm se rritja jonë e natyrshme ka qenë një thikë më dy prerësa nga njëra anë pasqyra që ne dhamë e vendit tonë e shërbimeve që ne ofruam ishte nën standardin qoftë edhe fqinje, e nga ana tjetër unë jam i sigurt që ky zhvillim ka qenë i cunguar pra kjo rritje natyrale me siguri ka qenë e penguar, nga çfarë ka qenë e penguar? Po nga apatia e sistemit fiskal.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Vrasja në Elbasan/ Mesila Doda: Nuk është PS në pushtet por banda e Rilindjes me segmente kriminale

Kandidatja për deputete e PD-AN  Mesila Doda ka deklaruar në ABC se duhen gjetur përgjegjësit për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan,...

Basha në Selenicë: Edhe 3 ditë na ndajnë nga fitorja, Rama largohet me votë

Selenica ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Denokratike Lulzim Basha këtë mbrëmje. Para qindra mbështetësve Basha tha se edhe tre ditë kanë mbetur...

Rrihet simpatizanti i LSI në Poliçan, Meta: Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Poliçan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,...

Bardhi shpjegon ngjarjen në Elbasan: Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, as vrasës

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi ka treguar ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani...

Vrasja në Elbasan, shoqërohen disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politik të PD-së

Disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe...