Protestuesit e opozitës janë mbledhur sërish përpara Parlamentit, të pa frikësuar nga gazi. Bashkë me ta është edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili thotë se do vazhdojnë të rezistojnë.
“Do vijojmë të qëndrojmë, qëllimi ynë është rrëzimi i Edi Ramës. Protesta vijon si të vendosin qytetarët. Të jemi dhe do ta shohim. Qëllimi i kësaj proteste të arrijë objektivin mbarëkombëtar, largimin e qeverisë Rama dhe zgjedhjet e parakohshme. Rrugë tjetër veç largimit të Ramës nuk ka”,- thotë ai për News 24.
Ndërkohë kryeopozitari ka shprehur të njëjtën gjë dhe gjatë fjalimit të tij në hapjen e protestës.
“Ky njeri hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve për të pasuruar shtëpitë. Ky muzg është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve mbi rrënojat e pushtetit. Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim, as gazi lotsjellës, as propoganda”-tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2124677570986131/