Barbarët. Të jesh një shitës materialesh ndërtimi në Wyoming – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barbarët. Të jesh një shitës materialesh ndërtimi në Wyoming

19:52 | 25/11/2016
në Bota
0

Nga Alessandro Baricco, shkrimtar

Ja seç kam bërë, kam imagjinuar pronarin e një dyqani materialesh ndërtimi ne Wyoming, kam menduar ditën në të cilën, tetë vjet më parë, ai pa Obamën të bëhet president. Atë ditë do të ketë pyetur veten, nëse bota kishte luajtur mendsh. Do të ketë menduar i shqetësuar për fëmijët e tij. Ndoshta i ka dhënë një të kontrolluar edhe çiftes së gjuetisë. Pastaj thjesht, do ketë shkuar në punë.

Ok. Ja ka dalë ai, do ja dalë edhe unë. Bota nuk ishte çmendur atëherë, nuk do të jetë çmendur sot. I jap një të kontrolluar kompjuterit të punës. Direkt në punë tani.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Hap “dyqanin tim të materialeve të ndërtimit” që sheh gjërat nga lart, nga një pikë për të cilën politika është vetëm një nga artet, me të cilat kafsha-njeri, lëviz mbi planet dhe zgjedhja e Trump është pjesë e një lëvizjeje – një lëvizje që ne e njohim, është një nga tre ose katër të tillat, që ne perëndimorët kemi vendosur të bëjmë nja tridhjetë vjet më parë duke vendosur të shkojmë drejt një ndryshimi kultural, ose ndoshta antropologjik, tek i cili kemi mbështetur shpresat tona për një botë më të mirë.

Lëvizja shtazore është kjo: të eliminohen të gjitha ndërmjetësimet që mund të hiqen. Kur është e pamundur, të kufizohen ndërmjetësimet në minimum,

Duhen shembuj?

TripAdvisor, Airbnb, Amazon, Wikipedia.

Pse të kalojmë nga një agjenci udhëtimesh, kur mund ta zgjedh dhe prenotoj hotelin vet?

Përgjigja do të ishte: se agjenti tek agjencia di diçka për të cilën ti je trung fare.

Kjo përgjigje është përgjigja që në njëzet vitet e fundit ka vdekur, është bërë kallpe, ka rezultuar e panevojshme. Motivi është i thjeshtë: nëse unë zëvendësoj mendimin e një eksperti me atë të një milion njerëzve jo ekspertë, por që një ide e ka arrij më afër së vërtetës, arrij më shpejt, arrij duke shpenzuar më pak dhe arrij në një mënyrë që më jep një ndjesi lirie: dhe realisht kjo është një ndjesi e pa rezistueshme.

Po t’i biem trashë-trashë, edhe Google funksionon mbi këtë parim logjik.

Tani kujdes: pasoja e vërtetë e këtij procesi është vetëm një, dhe nuk është fakti që prenotoni vetë hotelin (ai është një detaj), pasoja e vërtetë është që duke filluar prej disa vitesh, njerëzit po stërviten për të mos pasur nevojë për ekspertët, domethënë të elitave. Stërvitesh për vite me radhë me gjëra të vogla (zgjedhja e restorantit, si të shërosh lythat, kërkimet shkencore të marra copy-paste nga Wikipedia), dhe fillon të fitosh një farë sigurie tek vetja dhe mbi të gjitha, një aftësi të pa zhurmshme që te rebelohesh kundër elitave.

Jo atyre ekonomike, ajo është tjetër histori, se atje flemë një gjumë të thellë të gjithë.

Flasim për elitat kulturale, ata që kanë studiuar, ata që dinë. Me kalimin e kohës përvetëson një bindje të shurdhër që ke qenë viktimë e një vjedhjeje për një kohë të gjatë: që mund t’ja dalësh fare mirë edhe pa ato elitat, me sa duket ata të paskan vjedhur për vite me radhë para, kohë, kontrollin e jetës tënde, pavarësinë, lirinë.

Mbasi karikohesh si sustë në këtë mënyrë, e sheh jetën ashtu siç është. Meqë Perëndimi përdor si strategji zhvillimi, imponimin e modeleve me performancë shumë të lartë, është kollaj që pasi të shohësh përreth, të duket çdo gjë e vyshkur, zhgënjyese, e varfër. Ndodh që po atë ditë të të pyesin nëse do që vendi yt të dalë nga Europa apo jo?…

Dhe në atë moment, vë re se elitat kulturore që ti njeh NUK e duan. Dhe është po aq mbresëlënëse që jeta e tyre nuk duket e vyshkur.

Eh, eh, eh…

Brexit!…

Ka natyrisht shumë arsye të vockla e të mëdha që i çuan anglezët të bëhen ekstrakomunitarë dhe që një batutë e filmit Simpson të bëhej realitet (Trump President). Por, unë do të lidhja gjithçka me atë lëvizjen shtazore që nga shumë larg, po ndryshon botën tonë..

Në këtë kuptim, të gjendesh me Trump President është një leksion shumë i lartë, i cili s’duhet humbur në asnjë mënyrë. Thotë një gjë me shumë qartësi: nëse e le të shkojë, gjesti i eliminimit të ndërmjetësimeve nuk ndalet dhe shkon deri në fund, duke përdorur karburantin e pakënaqësive ndaj elitave.

Një pjesë e komunitetit tonë nuk mendon që ky është një rrezik. Një pjesë tjetër po.

Jo përplasja, por dialogu midis këtyre dy shpirtrave të botës perëndimore është një nga tavolinat e lojës që na pret. Do të jetë tërheqëse. Duhet gjetur një ekuilibër, një qendër e rëndesës, një vijë e kuqe.

Për aq sa kuptoj unë, kapërcimi i ndërmjetësimeve është një lëvizje gjeniale, nga e cila nuk mund të hiqet dorë, nuk kthehet pas, por duhet kuptuar se në çfarë pike saktësisht, mund të kthehet në shkatërruese: pika ekzakte në të cilën ka leverdi të mbash një elitë, ta formosh, të kujdesesh për të: të kesh besim tek ajo.

Nuk është një pikë e lehtë për t’u gjetur. Siç kam thënë, do të jetë një ndeshje interesante. Duhet luajtur, jam i sigurtë, pa asnjë frikë (të rrinë apokaliptikët, faleminderit), por edhe me një farë vendosmërie, kjo po. Trump detyron një pjesë nga të rifitojnë një farë vendosmërie. Për këdo që ka studiuar dhe bën pjesë në një elitë (ja ku jam meqë ra fjala), ka mbaruar prej kohësh koha e arrogancës, e verbërisë, e privilegjit të fitoreve të lehta: pushimi i madh mbaroi o njerëz! Të mbyllemi pas mureve të edukimit tonë do të ishte kriminale. Por dhe të lemë të kalojë gëzueshëm era e kohës, të paaftë ta përdorim për të rrotulluar mullinjtë që bluajnë grurin e shkëlqyer të njeriut, do të ishte e pafalshme.

Për të përdorur një shprehje që Bufon e ka qejf, nuk është momenti të shmangemi.

Nuk u shmang dyqanxhiu i materialeve të ndërtimit në Ëyoming, jo më të shmangem unë.

* Marrë nga gazeta italiane “La Repubblica”, datë 10 Nëntor 2016

Etiketa: AirbnbAlessandro BariccoAmazonbarbarëtLa Repubblicamateriale ndërtimishkrimtarshtazoreTripAdvisorWikipediaWyoming

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Bushati: Do donim që zgjerimi i BE të ishte më i shpejtë

Hapja e negociatave me BE, Bushati: Mungon shpirti politik për zgjerim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com