Barbar… apo grek i lashtë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barbar… apo grek i lashtë?

14:51 | 14/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Apostol Vaso

Nuk më intereson qëndrimi i Zgarbit për Bylisn, as qëndrimi i Cekës për Ilirët.

Mua më intereson metodika e të dyve bashkë, e cila rezulton e njëjta.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Kur Zgarbi shprehet se Bylisi është grek, sepse bazohet tek metoda e gjykimit se çdo amfiteatër i lashte është grek, deri këtu ai nuk bën ndonjë gabim…, por ndërkohë harron diçka, sepse edhe Rilindja Europiane mbështetet mbi këndvështrimin e filozofisë së Greqisë së Lashtë. Ai e merr të mirëqenë se  të gjithë autorët italianë të Rilindjes Europiane janë italianë, megjithëse funksionojnë si grekë të lashtë. Madje, italianët dhe Zgarbi, prandaj krenohen që veçojnë nga popujt e tjerë, sepse ata nëpërmjet “bijëve” të vet, na sollën të pastër mendimin e lashtë me veprat e tyre.

Por, që të sjellësh mendimin e filozofisë së Greqisë së Lashtë duhet të mendosh si ata dhe jo si ne, as si grekët e sotëm…, madje edhe kur përmend detaje apo imtësi të jetës dhe veprës së autorëve të Rilindjes.

Sa për Cekën, kur këmbëngul që autorë të ndryshëm shprehen se matanë, këtij lumi ose asaj kodre nuk ka grekë, por ka barbarë, nuk bën gabim, ndërkohë edhe ky harron diçka shumë thelbësore, që është Amfiteatri… Amfiteatri i Bylisit nuk është Teatri Kombëtar që prishi Rilindja e ditëve që jemi duke përjetuar çdo ditë, nëpërmjet Kryerilindasit tonë në ekranet televizive.

Amfiteatri, në fakt është koncepti bazë, të cilin e mënjanojnë të gjithë sa unë përmenda.

Në fakt, ai, Amfiteatri është koncepti që ndan metodikën e Greqisë së Lashtë nga medodika e protagonostëve tanë në diskutimin për Bylisin, nëse është grek apo barbar…, madje Amfiteatri ndan metodikën edhe në gjykimin mbi Da Vinçin, i cili njihet si përfaqësuesi më i shquar i Rilindjes së filozofisë së Greqisë së Lashtë në fund të Mesjetës.

Le t’i marrim gjërat me themel, në mënyrë që të kuptojmë pse Da Vinçi si përfaqesuesi i Rilindjes italiane nuk është një barbar, por një “grek i lashtë”…

Amfiteatri i Lashtësisë Greke është një gjysem rrethi, krejt ndryshe nga ata romakë që nuk e respektojnë këtë fakt, sepse janë të mbështetur në një ligjësi krejt tjetër, domethënë jo tek diametri. Vendosja e spektatrorëve mbi ligjësinë strikte të qendrës së rrethit, është në Amfiteatrin e lashtë grek i gjithë sekreti i keqkuptimit sot.

Ky parim ndryshon krejtësisht nga vendosja e spektatorëve në amfiteatrin romak që është oval, apo rrethor. Në të parin parimi strikt i baraslargimit të spektatorit nga “aktorët” është bazuar në misionin e tij për pastrimin e shpirtit ose “katharsis”, ndërsa vendosja e spektatorëve e në amfiteatrin romak është e tillë, që ata që ishin paria e shoqërisë të kishin mundësi ta kënaqnin më shumë syrin, me gjërat që zhvilloheshin në arenë.

Nga kjo kuptojmë që në një Amfiteatër të Greqisë së Lashtë thelbësore ishte përcjellja e mesazheve që realizohej nëpërmjet koncepteve, të cilat konsideroheshin thelbi i Sigurimit të Qëndrueshmërisë së një shoqërie. Pra, për grekët e lashtë Demo-kracia (Kraci, struktura mbajtëse dhe Domos shoqëri) ishte struktura se si duhet të ndërtohej shoqëria për të qëndruar në këmbë e sigurtë.

Qyshkur koncepti në Greqisë së Lashtë quhet “logos”, atëherë që të realizohet “katharsisi”, kërkohet Dia-Logos, prandaj spektatorët në Amfiteatrin e lashtësisë greke janë vendosur sipas Dia-Metros, ku çdo njëri prej tyre ishte pjesë e formimit të një koncepti tjetër shumë të rëndësishëm që është Pan Metron, që në thelb është Situata më e Mirë e Mundëshme Teorike, e cila për të lashtët grekë quhet Ariston. Pra, që të realizohet “katharsisi” kërkohet një strukturë gjeometrike strikte ideale, ku çdo spektator të jetë ekzaktësisht një lloj i rëndësishëm, për të ndërtuar praktikisht dhe teorikisht Strukturën Ideale Mbështetëse ose Demo-Kracinë.

Ky këndvështrim na perballë me një fakt të pashpjeguar ende nga metodika “Zgarbi-Ceka”,  e cila është thënia e Platonit në ballinën e Akademisë së vet, ku shprehet: “Asnjë injorant në gjeometri të mos hyjë brenda!”.

Nëse e konsiderojmë këtë thënie të lidhur me Strukturën më të Mirë Teorike të Ndërtimit të Shoqërisë Njerëzore që përmblidhet në një fjalë të vetme, siç është Demo-Kracia, atëherë ne mund të themi se çdokush që injoron këtë fakt të rëndësishëm të filozofisë së tyre, lehtësisht mund të kuptohet që për grekët e lashtë fjala më e saktë që do të përdornin do të ishte Barbar… për këdo që mendonte ose mendon, funksiononte apo funksionon ndryshe prej tyre.

Në këtë kuptimm nëse ne gjykojmë dyshen Zgarbi-Ceka, por edhe të tërë ne, qe në përditshmërinë tonë, nuk përdorim metodikën e Strukturës më të Mirë të Mundëshme Teorike të Ndërtimit të Shoqërisë Njerëzore, për grekët e lashtë do të rezultonim barbarë dhe jo si Da Vinçi dhe shumë prej personaliteteve të Rilindjes Europiane, që sipas këtij këndvështrimi rezultojnë “grekë të lashtë”…

Etiketa: amfiteatriApostol VasobarbarBarbar... apo grek i lashtë?Da Vinçigrek i lashtëilirëtNeritan CekaPlatoniVittorio Sgarbi

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Elbansan/ Tentoi të përdhunojë të renë pas darkës në lokal, arrestohet 36 vjeçari

Rrihte nusen e djalit, arrestohet 50-vjeçari në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com