Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Banorët në Durrës: Pallati na e shembën me tritol, bashkia na thotë shkoni se është i banueshëm

Nga Media 0

Ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, janë ngritur në protestë, pasi nuk kanë ku strehohen, pasi nuk kanë marrë bonus qiraje.

Ata shprehen se Bashkia e Durrësit nuk u ka dhënë bonusin e qerasë edhe pse pallati ku jetonin u shemb më 8 dhjetor me tritol pasi kishte pësuar dëme nga tërmeti. Banorët shprehen se janë në qiell të hapur dhe nuk  kanë as para të paguajnë qeratë e shtëpive të tyre.

“24 familje të jemi kemi dorëzuar dokumentet. Pallati na është shembur. Shteti po na vret për herë të dytë. Nuk po marrim bonusin e qerasë. Paguaj edhe kredinë paguaj edhe qeranë vetë. Kërkojmë bonus qiraje.”, u shpreh një nga banorët.

Ndërsa një tjetër theksoi se nuk ka as ku të flejë dhe s’ka as para të paguajë qeranë e shtëpisë. “Nuk ka ardhur asnjë nga bashkia të na shohë se ku po hamë, ku po flemë. Bashkia na tha që pallati është i banueshëm. Por pallati është shembur nga tërmeti. Kemi mbetur pa shtëpi, Ne sot kemi hall.  Ne nuk jemi fare në listën e bonusit, pallati na është shembur nga INUK. “, u shpreh ai.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej