Të ardhurat nga interesat ranë 2 për qind
Rënia e vazhdueshme e interesave ka pakësuar të ardhurat e bankave nga ky zë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për tremujorin e parë të vitit, të ardhurat nga interesat përbënin 26.1 për qind të totalit te ardhurave, nga 28.4 për qind që kanë qenë një vit më parë. Sipas BSH-së, struktura e të ardhurave gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm nga pesha e të ardhurave nga veprimtaritë e tjera dhe në veçanti nga veprimet me valutat. Aktiviteti banker si rezultat i uljes së ndjeshme të interesave fiton gjithnjë e më pak nga ndërmjetësimi financiar dhe më i orientuar në produkte të tjerë.