Një ngjarje ka ndodhur në Greqi, ku një burrë akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të bijës 25-vjeçare. Sipas mediave lokale babai 70-vjeçar ka rrahur brutalisht të bijën, për pasojë e reja është dërguar në spital për shkak të lëndimeve të rënda trupore. 25-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë me të nxira në sy dhe në këmbë.
Menjëherë efektivët e policisë së në Karystos kanë vijuar arrestimin e 70-vjeçarit, ndërsa sot do të dërgohet në prokurori. Ngjarja e dhunës në familje ka ndodhur natën e së martës, 14 qershor në një fshat në zonën e Cabo Doros.