“Azizi”, një histori e dhimbshme mbijetese… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Azizi”, një histori e dhimbshme mbijetese…

20:31 | 28/10/2018
në Gossip
0

Nga Kujtim Xhaja

E enjte… ora 17:00…

Një nga rrugët më të populluara të Tiranës, e ashtuquajtura pedonale, “gumëzhinte” nga një turmë njerëzish, të cilët ishin vendosur në rradhë dhe po prisnin me padurim përballë kinemasë premierën e filmit-dokumentar “Azizi”. Bëhej fjalë për projektin 90-minutësh me skenar të gazetares Luljeta Progni dhe me regji te Gentian Kurtit.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Filmi kish në qendër historinë e Aziz Ndreut, njeriut që i mbijetoi tre kampeve të internimit…ishte historia e tij dhe e te tjerëve si ai…

Gazetarja kish punuar tre vjet dhe kishte mbledhur rrëfime dhe histori nga të mbijetuarit e këtyre kampeve… Të gjitha ato copëza ishin “qepur” dhe kishin sjellë këtë film-dokumentar.

…Kurrsesi nuk duhej të më shpëtonte pa parë ky film! E kisha bërë plan një javë më parë…

Bashkë me një miken time shkuam, zumë një vend diku nga fundi i rradhëve, aty ku ulëset nuk ishin të rezervuara.

Ish thënë se diku nga ora 17: 15 do të shfaqej filmi…

Salla e kinemasë u mbush plot, mes të ftuarëve të gazetares më zunë sytë njerëz të politikës, medias, madje edhe dy-tre pedagogë të mitë.

Dritat u fikën…Mbizotëroi heshtja…

Nga portat e hapura të kinemasë dëgjoja ende ecejaket e lehta të disa të rinjve, të cilët në pamundësi të një vendi bosh u mbështetën fill pas murit të kinemasë për të soditur filmin në këmbë.

Kërshëria ishte e madhe…Filmi filloi!

Viti 1948- Azizit, djalit malësor, çapkën, 14-vjeçar i digjet shtëpia…i ati është arratisur…

Disa nëpunës të Sigurimit të Shtetit marrin me dhunë motrat dhe nënën e tij dhe i degdisin në kampin e Kuçovës.

Filmi ishte sjellë i gjithi bardh e zi. Ky efekt i shtonte atij edhe më shumë ftohtësinë dhe dramën e asaj kohe…

Skamja, lufta për mbijetesë, i bën miq në kohë të vështirë tre djelmosha të rinj. Në kufijtë e mizorisë dhe makabritetit, dy çapa bukë mjaftojnë për të pushuar lotët e një të miture në kampin famëkeq. Tortura të njëpasnjëshme dy të rinjve, të cilët zihen mat tek vjedhin ca patate, për të shuar urinë…Lidhja e dy vogëlushëve me litar rreth një peme dhe mbajtja ashtu ditë e natë, vetëm se u zunë pritë duke mbushur ujë në “burimin e ndaluar”, këto ishin disa nga vuajtjet pa fund, brengat pa kufi të këtyre njerëzve…

Pas kampit të Kuçovës, rradhën e kish kampi famëkeq i Beratit…

Të njëjtët njerëz, të njëjtët emra transportoheshin sa në një kamion në tjetrin, si të ishin gjedhë të imët.

Dizanteria ish ulur këmbëkryq në atë gërmadhë, që as kamp nuk quhej!

Trupa të dobët, pa jetë, pa shpresë…

Vdekje foshnjash të sapolindura, vajtime grash mirditore, ulërima, çjerrje, fytyra e shpirtra të pikëlluar.

Lot e ngashërim në sallë…

Një zonjë në të majtën time ja bëhu të qarës me dënesë…mes lotëve diçka thosh nëpër dhëmbë: “Mizorë, makabritet…ajo kohë mos ardhtë më kurrë!”…

Në të djathtën time shihja sytë e zgurdulluar mes habisë dhe tronditjes të mikes sime…Të gjithë mbetëm të shokuar!

Po e përjetonim aq shumë atë film, e gjithë salla ish bërë një me vuajtjen e tyre, dëgjonim britmat e tyre dhe koha kish ndalur aty…

Ai realitet i shfaqur në bardh e zi më dukej gati-gati absurd, i pabesueshëm. Logjika, mendja ime e kish vështirë ta besonte…

Ngjarja vazhdon më tej…

Nga Berati, në Turan…një fije shprese për heroin tonë, Azizin, nga një dëmtim në këmbën e tij, arrijnë ta emërojnë si ndihmësinfermier.

Një djalë i ri, i cili s’kish asnjë njohuri nga kjo fushë, i dhurohet një libër i “Mjekësisë së Përgjithshme” dhe i thuhet: “Merre, do ta lexosh të gjithin”…në vijim…betimi i Hipokratit…

Azizi, tanimë, nga një antihero i sistemit, kthehet në heroin e të gjithëve…Ai kujdeset për çdo të sëmurë, për çdo të dobët e të pamundur.

Dhe në çdo fund udhëtimi ka gjithmonë një fije shprese…

Filmi-dokumentar mbyllet me lindjen e djalit të parë të Azizit në një barakë të kampit.

Dritat ndizen…ovacionet e publikut në sallë më rikthejnë sërish në realitet…

Ky ishte filmi “Azizi”, filmi i mbijetesës, dhimbjes, absurdit të asaj kohe të errët. Ish një film, i cili i fliste edhe një herë ndërgjegjes, ndjenjave njerëzore dhe tregonte, mësonte sesi në një kohë të mbrapshtë fati i njeriut, vlerat humane të tij mund t’mos kenë asnjëfarë rëndësie, kurrfarë vlere.

Ndaj, janë kaq të rëndësishëm, risjellja në kujtesën kolektive e personazheve të tilla si Azizi, jo vetëm për ngjarjen, mesazhin që ata japin, por edhe për botëkuptimin, përqasjen e re që ata përcjellin në brezat e rinj, pasardhës

Etiketa: azizifilmkomunizëmkujtim xhajaLuljeta Prognimalesor

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
“Vrasja e 35-vjeçarit”/ Ministrja greke: Asnjë flamur grek nuk ulën

“Vrasja e 35-vjeçarit”/ Ministrja greke: Asnjë flamur grek nuk ulën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com