Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Athinë, zbërthehet grupi i trafikantëve, 22 në pranga, mes tyre shqiptarë

Nga Klodiana 0

Policia greke ka kapur anëtarët e shtatë bandave kriminale, duke arrestuar dy shqiptarë dhe 20 shtetas grekë në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se në këtë operacion janë kontrolluar 20 shtëpi, ndërsa u sekuestrua një sasi kokaine dhe heroine me vlerë mbi 41 mijë euro, pistoleta, fishekë,  gjashtë makina si dhe një laborator droge. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje thuhet se ky grup shiste një dozë heroine 0.5 gram në shumën 8 euro, çmim ky shumë konkurrues në treg.

Për të shpërndarë sasinë e lëndës narkotike ky grup përdorte mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin e vetëm që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë. Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej