Një shqiptar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Agios Panteleimon, pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas të pranishmëve në vendngjarje, një person i është afruar 35-vjeçarit shqiptar, dhe e ka qëlluar me armë në mes të rrugës.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Autori i plagosjes u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.