Shqipëria dhe shumica e vendeve të Ballkanit nuk kanë shpallur ende asnjë rast të dyshuar me koronavirus sipas hartës së Wikipedia të përditësuar sot më 28 janar. Ndërkohë Turqia dhe Rumania, vende të cilat nuk janë shumë larg nesh janë futur në hartën e cila i përfshin si vende ku ka raste për të dyshuar me koronavirus.
Ndërkohë në Europë raste të dyshuara ka dhe në Britaninë e Madhe, Portugali, Zvicër, Austri, Sudei, Poloni apo Çeki. Kurse “de facto” Gjermania dhe Franca kanë shpallur të parit e prekur me koronavirus në vendete tyre.
Por virusi vdekjeprurës i cili u shfaq në këtë mes janari në Wuhan të Kinës është përhapur në githë botën.