As Jugosllavia dhe as Rama, nuk rilindin dot – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

As Jugosllavia dhe as Rama, nuk rilindin dot

10:56 | 13/10/2019
në Kryesore
0

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Nga Gentian Gaba 
Kur të gjithë shqiptarët janë sy e vesh nga kryeqyteti i Bashkimit Europian, Brukseli, lajmet për vendin tonë vijnë nga Novi Sadi.

Aty ku kryeministri i Shqipërisë u takua me Presidentin e Serbisë dhe homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, për të sigluar një marrëveshje që sipas nënshkruesve do t’i japë jetë një “mini Schengeni”.

Reagimet e menjëhershme dhe të shumanshme, sidomos të botës shqiptare, prodhuan një emërtim aspak europian për produktin e Novi Sadit, Jugosllavi e re.

Ndërkallja e kësaj sipërmarrjeje me ish-federatën, nuk është vetëm pasojë e reminishencave të së shkuarës, por edhe i qëndrimeve dhe ambicieve aspak të fshehta të presidentit serb Vuçiç; i cili tre vite më parë ka deklaruar se “duam të rikrijojmë një Jugosllavi të Titos me ish-republikat e saj dikurshme plus(+) Shqipërinë”.

Ndonëse Rama nuk ka si të mos jetë i ndërgjegjshëm për rrezikun që kjo nismë mbart nga pikëpamja e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos duke pasur parasysh imputin që mund të japë vendi ynë në instaurimin e hegjemonisë serbe në rajon, kryeministri shqiptar ka vendosur të “luajë” në “lagjen ballkanike” për të kompensuar dështimet e brendshme dhe ato me Perëndimin.

Sepse pavarësisht se si do të përpiqen ta shesin, angazhimi në këtë nismë është produkt i refuzimit të përvitshëm që qeverisë po i bëhet nga BE-ja, kryesisht si pasojë e dështimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një orvatje për t’i treguar elektoratit shqiptar se kryeministri gëzon një rol të rëndësishëm në rajon. Se pavarësisht dështimit të reformave, ekonomisë në vështirësi apo shtimit të numrit të azilkërkuesve në vendet e anëtare, do të mjaftojë të imitojnë etërit themelues të BE-së, të cilët e nisën projektin europian me kësi bashkëpunimesh dhe çdo gjë do të shkojë mbroth.

Por, kjo nuk mund të jetë as e vërtetë dhe as e dëshirueshme, pasi politikat e jashtme të një kombi dhe interesat strategjike, nuk ecin me mëditje, e mbi të gjitha nuk ndërtohen ekskluzivisht për të zgjatur jetën politike të një kryeministri.

Ky ndryshim i beftë prioritetesh, pra kalimi nga BE-ja te “rilindja” e Jugosllavisë, nuk prodhon paqartësi vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kjo e fundit është ndoshta më e kërcënuara nga produkti i Novi Sadit.

Nisja e kësaj tryeze pa u betuar qeveria e re dhe pa u realizuar normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i vendos shqiptarët matanë kufirit nën një presionin të shtuar dhe Vuçiç në pozitat e atij që përcakton rregullat e lojës. Ndërsa Rama, në kërkim të “rilindjes” të lidershipit të tij në hapësirën shqiptare, bëhet përgjegjës për defaktorizimin e Kosovës.

Një “hile” e pafalshme, sidomos duke njohur qëndrimet për dialogun me Serbinë e mazhorancës të votuar pak ditë më parë, dhe duke ditur se është në interesin e Vuçiç të pasurit Tiranën si interlokutore. Për më tepër kur përfaqësuesi i saj cilësonte gomar, cilindo që vendosej kundër Thaçit dhe planit për ndarjen e Kosovës. Gomarin, si metaforë, kryeministri shqiptar e përdori edhe në fjalën përmbyllëse në Novi Sad, duke thënë: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Pa sqaruar cili është i zoti i gomarit, dhe arsyet pse ai ndodhet në baltë. Një zgjedhje e varfër fjalësh, të cilat tregojnë qartë gjithë vështirësitë e Ramës. Megjithatë, nëse do ta kontekstualizonim fjalën e urtë të përdorur nga kryeministri, do të mund të thuhej se i zoti që nxjerr gomarin nga balta nuk është lideri, fajtor për gjendjen e integrimit europian, por populli.

Në fakt, ky i fundit as nuk është konsultuar dhe as nuk ka dhënë pëlqimin për implementimin e një “Jugosllavie të re”. Ndoshta, në vendin tonë, ka qenë pikërisht mungesa e votës që ka çuar kaq larg këtë “vrapin e gomarit” të një projekti në dëm të shqiptarëve.

Ata që patën mundësi të votonin, shqiptarët e Kosovës, hodhën poshtë çdo projekt të mbështetur nga kryeministri ynë dhe ithtarët e pazareve me Serbinë.

Për këtë arsye, vota e të dielës që shkoi duhet të jetë kuti matës për orientimin strategjik të Shqipërisë, e cila nuk mund të luajë në Ballkan pa pasur në konsideratë interesat e Kosovës.

Nëse ndodh kjo, është më se e qartë se Jugosllavia nuk rilind dot, dhe bashkë me të nuk “rilind” dot as Rama, tashmë kampion në dështimet e tij ndërkombëtare.

Etiketa: “Maqedonia e VeriutBrukseliGentian GabaKryeministri i Shqipërisëkryeqyteti i Bashkimit EuropianNovi SadiPresidenti i Serbise

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Gazeta serbe “Blic”: Albin Kurti na kërkoi 22 miliardë euro, kur u sigurua që fitoi zgjedhjet

Gazeta serbe “Blic”: Albin Kurti na kërkoi 22 miliardë euro, kur u sigurua që fitoi zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com