Avokati Spartak Ngjela ka pasur një debat të ashpër me Panajot Barkën në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji.
Qëndrimi i Barkës se arvanitasit janë grekë që flasin shqip ndezi debatin që çoi në fyerje dhe deri në braktisjen e studios nga Panajot Barka.
Spartak Ngjela: Shqipëria quhet Albani, zotëri
Panajot Barka: Kush e ka thënë? Kush ja vuri emrin?
Spartak Ngjela: Jot ëmë ja ka vënë. Do rrish ti aty dhe të më lësh të flas unë. Gjyshi yt ia ka vënë.
…..
Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?!
Barka: O Zheji…
Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri! Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë! Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.
Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.
Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…
Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë.
Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gram.