Një taksist në Tiranë është arrestuar pasi shpërndante kokainë në kryeqytet.
38-vjeçari Klaudian Sina 38 vjeç, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar më parë, shpërndante kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë me mjetin tip Ford Focus me targa AA 782 EA.
38-vjeçari u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i TEG-ut gjatë një aksioni të zhvilluar për arrestimin e tij, ndërsa në makinë kishte 4 pasagjerë.
Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme janë gjetur dhe sekuestruar 15 paketime me drogë.