Arbëreshët marrin “Çelësin e Qytetit” të Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arbëreshët marrin “Çelësin e Qytetit” të Tiranës

11:20 | 18/01/2018
në Shqiperi
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje në një takim të veçantë një përfaqësi të komunitetit arbëresh, që morën pjesë në aktivitetet e zhvilluara në Tiranë me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërsa, falenderoi shqiptarët e Italisë për gjithçka kanë bërë në shekuj për të mbajtur gjallë gjuhën, zakonet dhe traditat shqiptare, kreu i Bashkisë së Tiranës u dhuroi atyre në shenjë mirënjohje “Çelësin e Qytetit”.

“Ne nuk mund të biem pre e folklorizmit dhe të takohemi çdo 50 vjet për jubile, por duhet ta mbajmë gjithmonë një derë të hapur. Besoj se simboli më i mirë i mbajtjes së një dere të hapur është kur i jep çelësin e shtëpisë. Ndaj dua t’ju dorëzoj, si përfaqësues i të gjithë delegacionit arbëresh, “Çelësin e Qytetit” të Tiranës, për t’ju kujtuar që kjo është një derë gjithmonë e hapur, jo vetëm kur përkujtojmë Skënderbeun, por çdo ditë, në çdo mot. Shpresoj që ky mot i madh të jetë një simbolikë e fortë për të na kujtuar që kemi humbur shumë kohë të ndarë, por asnjëherë nuk është vonë për ta rikuperuar atë kohë, sidomos me brezin  e ri”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj shtoi se kjo simbolikë duhet të shërbejë për të gjithë arbëreshët, sidomos për të rinjtë që të ecin në gjurmët e të parëve të tyre, të ruajnë lidhjet me vendin mëmë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Do doja që për të rinjtë ky të ishte një çelës për t’u përdorur. Pra, për të ndertuar një kalendar shkëmbimesh, qoftë për të mësuar gjuhën shqipe gjatë verës me grupe studentesh edhe gjimnazistësh, për të inkurajuar pak më shumë turizmin reciprok etj. Ka një grup të madh italianësh që vijnë në Shqipëri falë edhe prej faktit që arbëreshët flasin mirë për Shqipërinë dhe e promovojnë dhe anasjelltas. Do donim që shumë shqiptarë që po udhëtojnë gjithmonë e më tepër, përveç se të vizitojnë qendrat kryesore italiane, të kenë një sy hapur këtu dhe një kujdes edhe për turizmin në zonat tona, sepse besoj që, nëse ndihmojmë njëri-tjetrin edhe ekonomikisht, nëse ndihmojmë njëri- tjetrin edhe me gjuhë, fuqizohemi më shumë. Eshtë një formulë me të cilën fitojnë të gjithë”, u shpreh ai.

 

Etiketa: arbereshCelesi i qytetiterion veliajTirane

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Mrekullia” tjetër e Nënë Terezës, edhe një ditë pushimi për administratën shqiptare

"Mrekullia" tjetër e Nënë Terezës, edhe një ditë pushimi për administratën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com