Në kuadër të Operacionit “Five” është arrestuar anëtari i një grupi kriminal në Vlorë. Operacioni policor i organizuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK ka rezultuar me arrestimin e shtetasit A.(K).T., në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale si pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup kriminal.
Materialet u referuan Prokurorsë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...