Armët e heshtura për të pranuar atë që nuk e dëshirojmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armët e heshtura për të pranuar atë që nuk e dëshirojmë

15:00 | 22/06/2017
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Prej shumë vitesh shqiptarët vazhdojnë të mashtrohen nga intelektualët me kapacitete të kufizuara për interesa të tyre personale. Kaluan kaq vite dhe shqiptarët ende janë në tranzicion të thellë deri në pafundësi. Qytetarë janë varfëruar tej mase sa të gjithë kërkojnë të ikin nga Shqipëria pa e kthyer kokën pas. Të ikin prej shkatërrimit ekonomik të ndërmarrjeve të mëdha, degradimit të arsimit, kulturës, shoqërisë, e kështu me radhë. Për të larguar vëmendjen nga këto probleme shoqërore që ndeshen shqiptarët prej shumë vitesh, sistemi shtetëror i ndihmuar nga grupe të ndryshme intelektuale, të vëna në shërbim edhe të interesave të huaja, shpikin probleme të reja, të cilat nuk kanë lidhje fare me atë se çfarë po ndodh në të vërtetë me shoqërinë shqiptare. Kjo lloj metode hyn në luftërat e qeta, të cilat zhvillohen me “armët e heshtura”. “Armët e heshtura” kanë përparuar si pasojë e zhvillimit teknologjik këto 30 vjetët e fundit. Kjo ka bërë që pushteti të veprojë në kohën e duhur me anë të elitave të saj për të ndalur zhvillimin e klasës së mesme që përherë, historikisht ka udhëhequr revolucionet. Kështu, sistemi shtetëror ka më shumë kontroll mbi popullin dhe pushtetin e gjerë duke bërë të mundur izolimin e tyre. Kuptohen se të gjitha këto bëhen që shqiptarët të mbeten të prapambetur dhe mos të kenë informacionet e duhura se çfarë po ndodh me botën përreth.

Si janë përdorur armët e heshtura tek shqiptarët?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

a) – Degradimi i arsimit në injorancë

Jemi dëshmitarë që arsimi po degradon duke e ulur cilësinë e tij duke na ushqyer me padije dhe mediokritet. Shtresat e ulëta sociale shkollohen me modesti duke bërë të mundur që hendeku midis klasës shoqërore të lartë dhe të ulët të ketë një hapësirë ndarje të pakapshme. Shumë njerëz janë pajisur me diploma të pamerituara, në fund të çdo viti shkollor brenda natës të gjithë nxënësit dhe studentët janë kalues. Dikur ekzistonin studentët heronj, ndërsa sot kemi studentë, të cilët janë militantë të partive politike. Ishte nder të diplomoheshe në universitetet shtetërore, tashmë ndihemi në turp, kur shikojmë se si diplomohen në këto universitete individë që nuk kanë mundur të marrin me meritë diplomën e shkollës së mesme. Nëpër institucionet shtetërore punësohen militantë partiakë, të cilët i përkasin shtresës së ulët të shoqërisë dhe jo individë që mund t’i ofrojnë zhvillim vendit dhe shoqërisë.

b) – Krijimi i një problemi që nuk ekziston dhe oferta e zgjidhjes

Krijimi i problemeve që nuk ekzistojnë në luftën e heshtur njihet si arma “problem – reagim – zgjidhje”. Për këtë mund të marrim rastin e çadrës përballë Kryeministrisë. Pasi u lodhën masat e gjera, votues të majtë dhe të djathtë, ata që e krijuan problemin nënshkruan marrëveshjen e fshehtë dhe populli tha: “Shyqyr që u arrit marrëveshja”. Ndërsa drejtuesit e partive të tjera thanë: “Më në fund do kemi zgjedhje, me shpresën se do jemi pjesë të qeverisë së re”.

Por, në të vërtetë plani për krizën e çadrës ishte planifikuar me kohë prej atyre që të kishte një reagim të caktuar dhe më tej të ndërhyhej duke bërë që masa e gjerë e qytetarëve të pranojë të keqen më të vogël pa asnjë kusht.

c) – Nxitja e turbullirave për të pranuar atë që nuk dëshirojmë

Mënyra për të pranuar me dhimbje një vendim të papëlqyer, është që atë ta paraqesim në kohën e nevojshme për të ardhmen duke siguruar pajtimin e popullit, të majtës dhe të djathtës. Kështu, kemi rastin e rrëmujave të 1997-ës, si rrjedhojë për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja për Qeverinë e Pajtimit, e cila u pranua me dhimbje nga shumica e shqiptarëve.

Kjo marrëveshje ka qenë e lehtë të arrihet nga sistemi shtetëror, sepse masa e madhe e shqiptarëve ishin të gatshëm të përkrahnin dënimet me burg për shkaktarët e vërtetë që na çuan tek çmenduri shqiptare e 1997.

Marrëveshja në fjalë i dha kohë të çmuar shkaktarëve të vërtetë të 1997 për t’u forcuar dhe për të përdorur marrëveshjen e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar kundër ideve të reja për ndryshime të mëdha. Sot çdo iniciativë e shqiptarëve për zhvillimin e partive apo lëvizjeve kombëtare të reja është e dënuar të dështojë, sepse gjithnjë “gjyqtari shtetëror i marrëveshjeve” do të nxjerrë kartonin e marrëveshjes së Qeverisë së Pajtimit Kombëtar për pozicion jashtë loje. Prandaj, masa e gjerë mbështetëse është e detyruar të pranojë dorëheqjen dhe nënshtrimin përballë pushtetit.

d) – Ushqimi kulturor i publikut sikur të ishte në moshën e adoleshencës

Në fillim të viteve 2000 kanalet televizive transmetonin telenovelat latine, sa që njerëzit u sëmurën pas tyre Pushteti vërejti se këto telenovela latine shumë pak po e tërhiqnin shikuesin shqiptar, atëherë nisi që në çdo kanal televiziv shqiptar të jepeshin telenovelat turke. Falë kulturës së afërt orientale, një pjesë e mirë e shqiptarëve dashurohen si fëmijë to. Tashmë, ne të gjithë jemi kthyer në adoleshentë përpara ekraneve televizive, kur shfaqen telenovelat turke me dashuri tragjike. Jemi dashuruar me aktorët, zërin dhe lëvizjet e tyre në këto serialë. Kthimi i publikut të gjerë në moshën e adoleshencës u vërtetua, kur disa aktorë turq vizituan Maqedoninë dhe Kosovën. Gjatë vizitës ata u respektuan dhe u pritën nga mijëra fansa, të cilët i përkisnin më shumë moshës së pjekurisë se sa adoleshentëve.

dh) – Kontrollimi i zhvillimeve shoqërore

Për të kontrolluar sistemi zhvillimin e klasës së pavarur shoqërore, pushteti e ushqen atë me informata hidhëruese siç janë vetëvrasjet, përdhunimet, vjedhjet, katastrofat natyrore etj. Pra, me tema të cilat sjellin plogështi, mosbesim në vetvete, frikë për të ardhmen. Kështu, klasa jonë shoqërore në vend që të protestojë për varfërinë ekonomike, racizmin shoqëror, injorimin e kulturave kombëtare, ne ndihemi fajtorë duke krijuar një gjendje depresioni. Kjo gjendje marrëzie frenon zhvillimin e veprimtarive shoqërore. Gjithashtu krijimi i një gjendje të tillë çmendurie-shoqërore i intereson pushtetit për të mos tërhequr vëmendjen e qytetarëve rreth qeverisjes së vendin, zhvillimeve të ndryshimeve ekonomike e globale.

Etiketa: adoleshencëarben llallaarmët e heshturaArmët e heshtura për të pranuar atë që nuk e dëshirojmëdashuri tragjikeinjorancëQeveria e Pajtimittelenovelat turketurbulliraushqimi kulturor

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dashi dhe Dulja, edhe bakllava edhe sheqerpare (film)

Dashi dhe Dulja, edhe bakllava edhe sheqerpare (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com