Apeli i Christian Schwarz-Schilling për konferencën e Ballkanit në Berlin: Kapeni këtë shans – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i Christian Schwarz-Schilling për konferencën e Ballkanit në Berlin: Kapeni këtë shans

15:17 | 29/04/2019
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Konferencën e Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ish-politikani dhe njohësi i mirë i rajonit Christian Schwarz-Schilling e quan një shans që nuk duhet humbur nga Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Në një analizë të botuar nga “Deutsche Welle”, ai shkruan:

Konferencë për Ballkanin – e pastaj? Nganjaherë disa thumbues që qesëndisin nuk e fshehin dot, se nuk kanë ç’të thonë. Që frazat e tyre kanë të njëjtat formula nuk e bën përmbajtjen e tyre më interesante.

Sepse ka ngjarje, nga të cilat shohim befas të shfaqet një potencial i ri veprues për çështje të vjetra. E një ngjarje e tillë mund të na çojë në një moment të papritur kthese të historisë e të na tregojë një kapitull të ri të së ardhmes së përbashkët. Konferenca e Ballkanit në Berlin më 29 Prill ka potencialin të jetë një ngjarje e tillë.

Read more

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Asnjëherë nuk kanë dërguar një ftesë të përbashkët më parë tek krerët e Ballkanit Perëndimor me qëllim që të flitet hapur dhe me përgjegjësi për të ardhmen tonë të përbashkët dy kombet më të mëdhenj, më të rëndësishëm e më pranë gjeografikisht Ballkanit, Gjermania dhe Franca. Po t’i hedhim sytë tek e shkuara jonë, shohim në shekullin e 20-të humnera dhe katastrofa, që e kaluan masën e aftësisë sonë përfytyruese. Një dhimbje e pafund iu shkaktua popujve tanë dhe popujve të tjerë.

Asnjë diktaturë nuk e mposht dot idenë e lirisë

Nga mesi i shekullit të 20-të ne në Europë po përpiqemi me sukses të ndryshueshëm për të kuptuar shkaqet politike për një epokë të tillë çnjerëzore dhe për të ndërtuar për kontinentin një të ardhme, ku çdo qytetar ka të drejta të patjetërsueshme kundrejt shtetit dhe komunitetit, e ku kombet janë të lira, të pavarura, mbi bazën e shtetit të së drejtës. Në të njëjtën kohë, ky kontinent përmes integrimit të kombeve të veçanta është rikonfiguruar, me qëllim që të mbijetojë ekonomikisht e kulturalisht në kohët e globalizimit kundrejt kontinenteve e fuqive të tjera. Kjo përpjekje ka çuar në Europë në një bashkim vullnetar të demokracive parlamentare, unikale në historinë e njerëzimit dhe me suksese të mëdha.

Shpërbërja e perandorisë sovjetike ishte pasoja e asaj që me kohë asnjë perandori, asnjë sistem ideologjik, asnjë diktaturë megjithë gënjeshtrën, fallsifikimin e historisë, çimentimin e pushtetit dhe skllavërimin e njeriut nuk mund ta mposht dot idenë e lirisë. Kështu u përhap ideja e lirisë në Bashkimin Sovjetik, drejt Gjermanisë lindore, Europës Lindore deri në Azinë Qendrore dhe Lindore. Ajo bëri që Gjermania të bashkohej pa dhunë. Liria jonë dhe siguria u garantua nga NATO, aleanca e fuqishme euroatlantike.

Rruga fatale e ish-Jugosllavisë

Vetëm ish-Jugosllavia mori një rrugë tjetër, një rrugë fatale. Kreu i Jugosllavisë së atëhershme, Slobodan Milošević, që donte të sundonte me diktaturë në Beograd edhe pas dështimit të idesë komuniste, përdori një ideologji të re: Sundimin e popullit serb mbi të gjithë të tjerët në Ballkan. Nga të dyja rajonet erdhën qindra mijëra refugjatë në Europë dhe në botë, kështu që u bë e pashmangshme lufta për stabilitetin e perëndimit dhe lindjes.

Vetëm rrëzimi i tiranëve dhe ndihmësve të tyre mundi të hapte rrugën për shtete të reja e të pavarura në Ballkan. Tani popujt e Ballkanit Perëndimor presin shansin e tyre të hyjnë në Europë. Këtë rrugë Europa e hapi me konferencën e BE në Selanik në vitin 2003.

Luftëra ideologjike në Ballkan

Por sot gjendja është serioze, sepse në këto vende ende zhvillohen luftëra ideologjike. Milorad Dodik, një nga presidentët e sotëm të Bosnje-Hercegovinës, që mban fort një entitet, Republikën Srpska, kërcënon prej vitesh që të shkëputet nga Bosnje-Hercegovina dhe të krijojë një shtet më vete.

Në këtë përpjekje ai punon ngushtë së bashku me partinë nacionaliste të kroatëve, HDZ duke e mbështetur fort kreun e kësaj partie, Dragan Čović, në përpjekjen për të krijuar një etnitet të tretë në Bosnje-Hercegovinë, me synim përçarjen e mëtejshme të federatës. Qëllimi është që rajonet e federatës që banohen me shumicë nga kroatë, në plan afatgjatë t’i kalohen Kroacisë. Edhe nacionalistët në Kroaci luftojnë në Parlamentin Europian dhe Kroaci për këtë qëllim.

Perëndimi duhet të veprojë – jo kufij të rinj

Ajo që po ndodh aty nuk duhet të nënvlerësohet nga perëndimi si „retorikë”, por ai duhet të veprojë. Aty ku nuk respektohen sinjalet e politikanëve më të lartë europianë dhe institucioneve në Bosnje-Hercegovinë, në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit, duhet që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë.

As negociatat që zhvillohen prej kohësh mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet asnjëherë të çojnë në vendosje të reja kufijsh në bazë të kritereve etnike. Do të priten edhe njëherë mijëra refugjatë si në vitin 1999? Pas gjithë asaj që ka ndodhur, propozime të tilla duhet të lihen mënjanë si ide të vjetëruara të „pastrimit etnik”. Ambicie të grupeve të caktuara për ndarje të tjera në rajonin e Ballkanit sipas „kritereve etnike”, duhet që të përjashtohen në të ardhmen njëherë e përgjithmonë, sepse në këtë rajon nuk duhet të përsëriten kurrë më luftërat e viteve 90-të.

Problemet e prekura më lart prekin edhe të ardhmen e vendeve të tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në këtë pikë duhet parë rajoni si i tërë dhe jo të mendohet e veprohet në mënyrë izolacioniste. Shteti ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu si edhe tek ne duhet të ketë prioritet kryesor –forcimin e bazës demokratike dhe zhvillimin e mëtejshëm në drejtim të ndarjes së pushteteve dhe mbështetjen e shtetit ligjor.

E në fund dua t’i drejtoj një apel urgjent Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron: Futeni në udhën e duhur me vendosmëri dhe forcë veprimi këtë hap të guximshëm – Konferencën për Ballkanin Perëndimor! Kapeni me këtë konferencë shansin tuajin dhe tonin për Europën! Kështu ju jepni për ne në Europë edhe për njerëzit në Ballkanin Perëndimor një kontribut të rëndësishëm për një të ardhme të sigurtë dhe në paqe!

/Deutsche Welle/

Etiketa: Angela merkelBallkanit PerëndimorBerlinChristian Schwarz-SchillingEmmanuel Macronkonferenca e BallkanitMalin e ZiMaqedoniShqiperi

Të Lidhura

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Para
Hashim Thaçi takohet me Federica Mogherinin, ja çfarë u diskutua

Hashim Thaçi takohet me Federica Mogherinin, ja çfarë u diskutua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com