AP: 40 anije të fundosura në bregdetin shqiptar, frikë nga plaçkitja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AP: 40 anije të fundosura në bregdetin shqiptar, frikë nga plaçkitja

18:14 | 06/08/2017
në Shqiperi
0

Pasuritë natyrore dhe historike të bregdetit shqiptar kanë marrë jo rrallë herë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi AP i ka dedikuar një reportazh trashëgimisë shqiptare nënujore me titull “Thesaret e fundosura në bregdetin e Shqipërisë”. Bregdeti shqiptar ka një gamë të madhe kulturore me një trashëgimi 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh, të cilat kanë qenë të paeksploruara”.

“Nga ajo që kam parë deri më tani, nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka që është e mahnitshme”, thote Derek Smith, ekologjist detar dhe hulumtues.

Kuadri i madh i një anijeje të Luftës së Dytë Botërore shfaqet përmes errësirës, sende personale të ushtarëve ende të shpërndara në brendësi, në korridoret e saj të ngushta dhe në helikën që tani është kthyer në shtëpinë e kolonive në rritje, të peshqve dhe sfungjerëve. Por kjo është vetëm një nga anijet, pasi edhe në reportazh theksohet se përgjatë bregdetit shqiptar janë 40 anije të fundosura, që mbartin nën to edhe thesare të paçmuara.

Read more

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Në brigjet e thyera të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara në botë, gjendet një pasuri e thesaresh: anfore të lashta – anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare.

Por kjo reklamë tepër e rëndësishme për Shqipërinë dhe thesaret e saj ngre edhe një shqetësim po aq të madh. Këto thesare mund të bien preh e grabitjes pasi janë tërësisht të pambrojtura. Më tej në reportazhin e AP theksohet se zhvillimi i tokave bregdetare në një mënyrë shpesh anarkike, rrisin frikën se rrënojat mund të plaçkiten nëse nuk vihen nën mbrojtje.

Legjislacioni pritet të kalojë së shpejti për të mbrojtur trashëgiminë nënujore të vendit, duke dhënë gjithashtu akses për vizitorët. Si shembull sillet Greqia fqinje, që ka luftuar në balancimin e turizmit me mbrojtjen e objekteve të tij të lashta. Nga frika se mund te humbiste antikitetet e saj nenujore, Greqia ndaloi zhytjet, me përjashtim te disa vendeve. Edhe sot, zhytja është e ndaluar në çdo anije ose aeroplan, të ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, pavarësisht se kur u mbyt.

Por mbrojtja e një pasurie të tillë përball infrastrukturës që ka roja bregdetare shqiptare duket një mision tepër i vështirë. Ruajtja e këtyre thesareve, që tashmë mbeten të ekspozuar e të pambrojtur ndaj çdo grabitësi kërkon veç kuadrit ligjor edhe infrastrukturë të posaçme.

Sot veç rrezikut nga grabitja apo dëmtimi, këto thesare janë edhe të paeksploruara. Duke cituar Auron Taren, autori i reportazhit thekson se me aksesin në rrënojat më moderne nga Lufta e Parë Botërore ose Lufta e Dytë Botërore, zhytja mund të rritej si aktivitet në Shqipëri në pesë vitet e ardhshme.

Agjencia Kombëtare Bregdetare e Shqipërisë po shqyrton mënyrën për të studiuar dhe mbrojtur atraksionet e saj, duke i hapur ato për vizitorët në një vend që është territor i virgjër për industrinë fitimprurëse të zhytjes. “Ideja e paraqitjes së trashëgimisë shqiptare nënujore është një ide e re për vendin, sepse deri më tani nuk dihet shumë për historinë e pasur të vijës bregdetare shqiptare dhe në veçanti anijet e mbytura”, tha kreu i agjencisë Auron Tare.

Reportazhi i plotë i AP:
Sarandë, Shqipëri(AP)-  Duke zbritur poshtë valëve, ujërat e trazuar i hapin rrugën ujërave të pastërta vetëm pas disa metrave, duke shfaqur një pamje mahnitëse.

Dhjetëra, ndoshta edhe qindra varka antike shtrihen në shtratin e detit, testament i një udhëtimi të pafat tregtar të bërë në një kohë prej më shumë se 1,600 vite.

Vetëm pas një udhëtimi të shkurtër me varkë, përmes errësirës shfaqet silueta e një anijeje italiane të Luftës së Dytë Botërore , ku sendet personale të ushtarëve ndodhen ende brenda korridoreve dhe kabinave të anijes, ndërkohë helika e saj është bërë shtëpi e kolonive në  rritje për peshqit dhe sfungjerët.

Në brigjet e thyera të Shqipërisë, një prej vijat bregdetare më pak të zbuluara se çfarë fsheh nën ujërat e saj, shtrihet thesare të mëdha.

Anfore të lashta – anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare.

“Nga çfarë kam parë deri tani, nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka që është e mahnitshme, qoftë kjo për historinë kulturore, qoftë për historinë natyrore në Shqipëri”, thotë Derek Smith, ekologjist dhe kërkues, i cili ka punuar me fondacionin detar RPM, për të eksploruar vijën bregdetare të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit.

Tani Agjencia Kombëtare e Bregdetin është duke shqyrtuar mundësitë se si mund ti studioj dhe ti mbrojë këto atraksione, duke i hapur ato për vizitorët në një vend që është territor i virgjër për industrinë fitimprurëse të zhytjes.

“Ideja e prezantimit të trashëgimisë nën ujore Shqiptare është një ide e re për vendin, sepse deri tani dimë shumë pak rreth historisë së pasur të bregdetit shqiptar, në veçanti për anijet e mbytura”, thotë Auron Tare, kreu i Agjencisë së Bregdetit në Shqipëri, i cili ka qenë i përfshirë gjatë 12 viteve me fondacionin detar RPM në kërkimet nënujore.

Dikur më e izoluar se Koreja e Veriut, Shqipëria gradualisht ka hapur turizmin ndërkombëtar dhe ka shmangur imazhin e saj të mëparshëm si shteti që në pak kohë u shndërrua në territor të banditëve të paligjshëm, në fund të viteve 1990. Por zhvillimi i tokave bregdetare është duke u zhvilluar në një mënyrë shpesh anarkike, dhe ekziston frika se rrënojat mund të plaçkiten nëse nuk vihen nën mbrojtje.

Legjislacioni pritet të kalojë së shpejti për të mbrojtur trashëgiminë nënujore të vendit, duke garantuar gjithashtu edhe akses për vizitorët.

Greqia fqinje, në jug të Shqipërisë, ka luftuar në balancimin e turizmit me mbrojtjen e objekteve të tij të lashta. Nga frika se mund te humbiste antikitetet e saj nënujore, Greqia ndaloi zhytjet edhe sot zhytja është e ndaluar në çdo anije ose aeroplan, të ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, pavarësisht se kur u mbyt.

Shqipëria po shkon për një qasje më të balancuar.

“Do të thosha se në të ardhmen e afërt rrënojat e lashta duhet të jenë të hapura për studiuesit dhe hulumtimet,” – tha Tare, i cili vuri në dukje se vendi ka humbur edhe një pjesë të trashëgimisë së saj nënujore për plaçkitje gjatë 20 viteve të fundit.

“Disa nga anijet e mbytura të cilat nuk kanë shumë për të humbur, mund të hapen për industirnë e zhytjes”.

Ai vlerësoi se me akses në anijet më moderne nga Lufta e Parë Botërore ose e Dyta, industria e zhytjes mund të nisë në  pesë vitet e para.

Fondacioni Detar RPM, në bashkëpunim me agjencinë bregdetare, ka hartëzuar shtratin e detit përgjatë një të tretës së bregdetit shqiptar, nga Saranda afër kufirit grek me atë të Vlorës. Duke përdorur një kombinim të pajisjeve të zhytësve dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, duke përfshirë sonar dhe një automjet nënujor të drejtuar në distancë, ose ROV, anija e saj kërkimore ka zbuluar gati 40 anije.

“Deri tani RPM ka dokumentuar rreth shekullit të 3-të dhe 4-t para erës sonë, deri në Luftën e Parë Botërore dhe mbytjet bashkëkohore të Luftës së Dytë Botërore”, tha Smith duke shuar se: “Kemi një gamë mjaft të madhe prej ndoshta 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh në bregdetin shqiptar, të cilat në të vërtetë kanë qenë të paeksploruara”.

Njëri prej tyre është grumbulli i ngushtë i anforave pranë bregut. I njohur si Rrënoja e Jonit, ishte një anije tregtare që vlerësohej të kishte rreth katër anëtarë të ekuipazhit dhe një ngarkesë me kryesisht anfora të Afrikës veriore.

“Fakti që qeramika ishte afrikano-veriore është me të vërtetë i rëndësishëm sepse tregon lidhjet tregtare midis Adriatikut dhe bregut të Afrikës veriore”, tha arkeologu nënujor Mateusz Polakowski, i cili ka punuar me RPM.
Peshqit e vegjël dalin nga qafat e kanave, të cilat me kalimin e kohës janë njehsuar në shtratin e detit. Vendi nuk është gërmuar dhe arkeologët besojnë se disa shtresa të anforave, si dhe trupi i anijes mund të qëndrojnë ende të paprekura nën shtratin e detit.

“Shumë nga këto rrënoja janë shumë të rëndësishme si thesare të trashëgimisë kombëtare”, u shpreh Polakowski, “Aq e rëndësishme sa është biologjia e saj po aq të rëndësishëm janë edhe shkëmbinjtë nënujorë dhe popullata e peshqve, unë mendoj se këto anije të mbytura jo vetëm që bëhen shkëmbinj artificiale, por gjithashtu futin një ndjenjë të identitetit kulturor, trashëgimisë kulturore”.

“Shqipëria shtrihet në një pikë strategjike në hyrje të detit Adriatik dhe përgjatë rrugëve të lashta tregtare nga Italia në gadishullin e Ballkanit. Mbetet shumë për tu eksploruar”, tha Polakowski.

“Ata kanë rreth 200 milje bregdetare këtu“, tha Smith, ekologjistë detar. “Edhe pse ndihemi sikur e kemi siguruar një sasi të madhe të saj … gjithnjë ka më shumë për t’u zbuluar”.

Etiketa: anijeAPbregdetdetshqiptarthesar

Të Lidhura

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

nga 27 ok
15:45 | 28/04/2025
0

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral...

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

nga 27 ok
15:42 | 28/04/2025
0

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit...

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

nga 27 ok
18:45 | 18/04/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një...

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

nga 27 ok
16:02 | 06/04/2025
0

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...

Para
Arsenali nuk e lëshon kreun, City i papërmbajtshëm me Haaland

Arsenali fiton Superkupën e Anglisë, Morata humbet penalltinë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com