Ambasadori i OSBE: Shqipëria të gjejë zgjidhje për reformën zgjedhore deri në fund të vitit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori i OSBE: Shqipëria të gjejë zgjidhje për reformën zgjedhore deri në fund të vitit!

19:18 | 14/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i bëri thirrje komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të gjejë një zgjidhje, maksimumi deri në fund të këtij viti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ambasadori Borschardt nxiti prokurorinë të punojë shumë intensivisht për të gjitha shkeljet, qofshin presion i paligjshëm ndaj zgjedhësve, qofshin shitblerje të votës apo shkelje të tjera.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, në Shqipëri flitet shumë shpesh për zgjedhjet, për reformën dhe është arritur që në Kodin Zgjedhor të ndërhyhet afro 12 herë, në 29 vjet. Çfarë mendoni se u mungon zgjedhjeve në Shqipëri dhe cila reformë do të ishte, le të themi, definitive, për të mos ndërhyrë më, të paktën për një kohë të gjatë?

Ambasador Bernd Borchardt: Shumë faleminderit për këtë pyetje. Do të doja të qartësoja të tërë tablonë e debatit. Së pari, OSBE/ODIHR-i ka formuluar, që prej vitit 2013, rekomandime për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Pjesa e dytë e diskutimit, nisi pas zgjedhjeve të 2017-s dhe kishte të bënte me përdorimin e teknologjive të reja në votim dhe me votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Pjesa e tretë e debatit është më e vonë dhe ka të bëjë me ndryshimin e tërë sistemit zgjedhor. Po i shtjelloj paksa të tria këto aspekte.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Së pari, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Për ne, këto janë rekomandime. Ne nuk kemi mandat ekzekutiv këtu dhe, sigurisht, as që duam të kemi. Por patjetër, ne do të dëshironim të ndihmojmë Shqipërinë të përmirësojë sistemin e saj zgjedhor, përmes zbatimit të këtyre rekomandimeve. Për këtë qëllim, vitin e shkuar, organizuam gjashtë takime pune të gjera, ku u diskutuan praktikat më të mira. Rekomandimet janë të shumta; disa janë shumë teknike, por disa nga aspektet më të rëndësishme janë: përcaktimi i mekanizmave për të shmangur presionin ndaj administratës publike gjatë zgjedhjeve, shmangia e abuzimit të administratës gjatë zgjedhjeve, hetimi i të gjitha akuzave për abuzime, përfshirë shitblerjen e votës, depolitizmi i administratës zgjedhore, përmirësimi i financimit të fushatave, mbikëqyrja e financimit përmes një KQZ-je të depolitizuar, ndalimi i kronikave të gatshme të përgatitura nga partitë dhe lejimi i gazetarëve për të ndjekur veprimtaritë dhe për të raportuar në mënyrë të pavarur. Ka edhe shumë të tjera. Disa rekomandime janë tepër teknike, prandaj nuk po ndalem në to. Në këto tryeza, kemi diskutuar se si zgjidhen këto probleme në vende të tjera, në sisteme të tjera. Ne do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë mënyrë. Vendimi i parlamentit gjerman, që kërkon nga Shqipëria zbatimin e reformës, i jep një hov të ri këtij debati. Në fund të vitit të shkuar, u hartuan dy projektligje që adresonin rekomandimet e OSBE/ODIHR-it deri në vitin 2017. Njëri prej tyre mbulonte rreth 90 për qind të tyre, ndërsa projektligji tjetër ishte paksa më i dobët, por, gjithsesi, janë një pikënisje e mirë.

Aspekti i dytë i diskutimeve është ai për teknologjitë e reja të votimit dhe ai i votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Edhe për këto dy çështje, organizuam dy takime pune vitin e shkuar dhe diskutuam me ekspertët e partive se si mund të arrihen. Për votimin e emigrantëve ekzistojnë modele të ndryshme dhe ekspertët tanë paraqitën të mirat dhe të këqijat e secilit model, qoftë ai i votimit në ambasada apo me postë. Sa i takon votimit elektronik, ekspertët tanë, gjithashtu, shpjeguan përparësitë, të metat dhe rreziqet. Nëse bëhet online, rreziqet janë të larta. Nëse bëhet offline, përgatitjet duhet të nisin shumë kohë më parë, pasi duhet zhvilluar një fushatë e hollësishme për t’u shpjeguar zgjedhësve se si funksionon. Pasi duhet siguruar që të moshuarit nëpër fshatra, të cilët nuk luajnë me smartfon përditë, të jenë në gjendje të përdorin pajisjen e votimit. Kjo është e bëshme, për kërkon kohë për t’u zbatuar dhe është shumë e kushtueshme. Një aspekt tjetër është numërimi elektronik, i cili është shumë më i lirë dhe më i lehtë.

Aspekti i tretë i diskutimit, i cili ka filluar kohët e fundit, është debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Edhe ky ka dy anë. Nga njëra anë, kemi rregullat e përgjithshme. Rregulli i përgjithshëm, që është një rekomandim i fortë nga ne dhe nga Këshilli i Evropës, është që, nëse ndryshohet sistemi, kjo të ndodhë të paktën një vit përpara zgjedhjeve, në mënyrë që njerëzit të informohen si duhet. Nga ana tjetër kemi pyetjen: çfarë lloj sistemi zgjedhor? Ne nuk bëjmë rekomandime. Ekzistojnë shumë sisteme të ndryshme, që të gjitha legjitime dhe që mund të funksionojnë, por vetëm shqiptarët mund të vendosin se cili është sistemi më i mirë për vendin. Nëse ju, shqiptarët, me politikanët dhe deputetët tuaj, vendosni me shumicë se cilin sistem doni, ajo që mund të bëjmë ne është t’ju vëmë në dukje aspektet teknike të atij sistemi që duhen pasur parasysh. Ky do të ishte roli ynë në këtë kontekst. Ky diskutim është ende në fazë mjaft të hershme. Tryeza, që organizuam në fund të shtatorit, kishte pikërisht të bënte me këtë diskutim, me këto elemente.

Së fundi, do të doja të theksoja që, për ne, gjëja më e rëndësishme janë rekomandimet. Duket se ato janë element themelor edhe në debatin e BE-së, prandaj ne do ta nxitim komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore të punojë në këtë drejtim dhe të gjejë një zgjidhje, maksimumi deri në fund të vitit.

Zëri i Amerikës: Partia Demokratike jashtë parlamentit propozoi në tryezë ngritjen e një strukture të re me ekspertë të OSBE-së, Bashkimit Evropian, dhe SHBA, duke mos njohur komisionin aktual bipartizan të reformës . Si e vlerëson OSBE-ja këtë propozim?

Ambasador Bernd Borchardt: Këtu ngërthehen dy aspekte. Njëri aspekt është si të diskutohen çështjet e zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it apo çështja e sistemit të ri zgjedhor dhe kjo mund të bëhet në tryeza pune, si ato që organizuam vitin e kaluar. Ne jemi më se të gatshëm t’i organizojmë këto takime pune. Ka edhe kërkesa të tjera, si ajo e parlamentit gjerman, për shembull, për të ndryshuar mënyrën e financimit të partive. Do të ishim më se të lumtur të organizonim debate edhe për këtë çështje. Nuk mund të flas në emër të partnerëve tanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të Bashkimit Evropian, por besoj se edhe ata do të ishin të gatshëm të kontribuonin në këtë debat. Di që edhe partnerë të tjerë të Shqipërisë dhe miqtë tanë të Këshillit të Evropës kanë punuar me strukturat shqiptare për financimin e partive, për shembull. Por, sa i takon vendimarrjes, kushtetuta e Shqipërisë e përcakton shumë qartë: duhet shumicë e cilësuar në parlament.

Zëri i Amerikës: Pra propozimin e PD-së, e shihni jashtë kornizës parlamentare dhe PD-ja është e ftuar të marrë pjesë aty, apo jo?

Ambasador Bernd Borchardt: Komisioni i posaçëm i ka bërë ftesë Partisë Demokratike, por nëse ata nuk duan të marrin pjesë në komision, unë do t’i nxitja të jepnin kontributin e tyre në diskutime. Nëse Partia Demokratike dëshiron ta bëjë këtë në një format tjetër dhe të pasurojë diskutimet – dhe unë e di që ata kanë ekspertë të shkëlqyer – ne do të ishim të gatshëm t’i ndihmonim. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë një kornizë për këto diskutime. Por vendimi merret nga Shqipëria dhe vendimet merren brenda kornizës kushtetuese. Se si mund të diskutohen këto vendime përpara se të merren, kjo është çështje tjetër.

Zëri i Amerikës: Ekspertët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve shohin një përkeqësim të situatës, bazuar te rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, pikërisht kur bëhet fjalë për shitblerjen e votës, një term që nuk ka ekzistuar në rekomandimet e mëhershme. Ju rekomandoni dhe hetime të të gjitha akuzave përfshi dhe shitblerjen e votës. Si i vlerësoni deri tani hetimet për këto çështje?

Ambasador Bernd Borchardt: Më lejoni të jemi i saktë. Raporti i OSBE/ODIHR-it thoshte që ka akuza të përhapura gjerësisht për blerjen e votave dhe se kjo ul besimin e publikut në procesin zgjedhor, prandaj duhet bërë më shumë në këtë fushë. Ekzistojnë disa rekomandime se si mund të bëhet kjo dhe në kuadër të diskutimeve të komisionit të posaçëm, vitin e shkuar, pati disa ide. Një rekomandim kryesor i zgjedhjeve të fundit, i cili nuk fokusohej te blerja e votës, por te të gjitha llojet e shkeljeve në kuadër të zgjedhjeve, ishte hetimi i plotë dhe i menjëhershëm. Pas zgjedhjeve të 2017-s, pati rreth 400 akuza për blerje vote. Policia dërgoi rreth njëqind në prokurori dhe, në raportin e fundit të prokurorisë, thuhej që katër hetime vazhdonin. Kjo është shumë pak. Unë e nxis prokurorinë të punojë shumë intensivisht për të gjitha shkeljet, qofshin presion i paligjshëm ndaj zgjedhësve, qofshin shitblerje të votës apo shkelje të tjera.

Zëri i Amerikës: Deputetët e opozitës në parlament e kushtëzojnë votën e tyre për reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit. Pa votën e tyre kjo reformë nuk miratohet. A krijon kjo vështirësi?

Ambasador Bernd Borchardt: Besoj se nëse ka vullnet politik, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it mund të zbatohen apo të paktën, të hartohen dhe të dakordësohen në komisionin e posaçëm, deri në fund të vitit. Vitin e kaluar u bë shumë punë dhe nëse kjo punë merret për bazë, është e mundur të arrihet kjo gjë. Debati për rishikimin e sistemit zgjedhor filloi në fund të shtatorit. Mendoj se, për të, do të duhet më shumë kohë. Pra, do të ishte sfidë e madhe të përmbyllet deri në fund të vitit. Por megjithatë duhet bërë deri në pranverë ose në fillim të verës të vitit tjetër, pasi ekziston një rekomandim shumë i fortë nga Këshilli i Evropës dhe OSBE/ODIHR-i që ndryshimi i sistemit të bëhet jo më vonë se sa një vit përpara zgjedhjeve. Pra puna duhet zhvilluar në paralel.

Zëri i Amerikës: Kemi një insistim të vazhdueshëm nga opozita për zgjedhje të parakohshme. A mund të jetë gati reforma në rast zgjedhjesh të parakohshme?

Ambasador Bernd Borchardt: Di që ka shumë spekulime për zgjedhje të parakohshme, por Shqipëria ka një kushtetutë dhe sipas kësaj kushtetute, zgjedhjet zhvillohen në vitin 2021, pra diçka më shumë se pas një viti e gjysmë. Ka mekanizma në kushtetutën e Shqipërisë për zgjedhje të parakohshme, por ky është një vendim politik, në të cilin unë, sigurisht, nuk kam zë.

Zëri i Amerikës: Pra, për një reformë të plotë, të saktë, që respekton edhe afatet e Kodit Zgjedhor, sa kohë duhet? Pra, jemi gati për zgjedhjet e 2021-shit?

Ambasador Bernd Borchardt: Këto janë rekomandime të forta nga OSBE/ODIHR-i nga Këshilli i Evropës, pra që ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet jo më vonë se një vit përpara zgjedhjeve./VOA

Etiketa: ambasadorAmbasadori i OSBE-së në ShqipëriBernd BorchardtShqiperiZeri i Amerikes

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Moldavi-Shqipëri, publikohen formacionet e dy skuadrave

Moldavi-Shqipëri, publikohen formacionet e dy skuadrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com