Ambasadorët në grup parlamentar/ Topalli: S’ka ndodhur në 100 vjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorët në grup parlamentar/ Topalli: S’ka ndodhur në 100 vjet

16:42 | 09/05/2016
në Uncategorized
0
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke folur para mbeshtetesve, gjate nje proteste te organizuar nga opozita para godines se Parlamentit, ku kerkohet largimi i qeverise dhe krijimi i nje qeverie teknike.	/r/n/r/nLawmaker, Jozefina Topalli, speaks during a protest expressing dissatisfaction with the way Albania is run as police forces form a cordon outside the Parliament building in Tirana, Albania, 17 December 2015. According to reports the police presence outside parliament has been dramatically increased ahead of a planned demonstration held by supporters of the Albanian opposition demanding center left Prime Minister Edi Rama resigns, with a predicted attendance of 1000 people. Like a previous rally December 08 which became violent, protesters 17 December began throwing eggs and rocks at members of the police forces.

Ish-kryetarja e Kuvendit: Nuk ka pse të ndodh as tani, por faji është e kryeministrit dhe mazhoranca e inkrimunuar që e sollën situatën deri në këtë pikë

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, ka sqaruar publikisht qëndrimin e mbajtur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së. Është fjala për qëndrimin e saj për praninë e ambasadorëve të SHBA e BE-së në grup parlamentar të PD-së, kur theksoi se nuk  ka ndodhur kurrë më parë që ambasadorët të marrin pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar.

Gjatë një reagimi në facebook, Topalli thotë se diçka e tillë nuk ka ndodhur në 100 vite shtet dhe kjo s’ka pse të ndodhë as tani.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Deklarata e plotë e Topallit:

Kur një kryeministër e konsideron popullin e vet dele, natyrisht që të tjerët, nuk kanë pse të kenë respekt për të. Po ndodh ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë, shkohet në komisionet parlamentare dhe i kërkohet që të bëhet reformë dhe kërkohet që të shkojnë te grupet parlamentare diplomatë të huaj dhe t’i tregojnë se duhet të bëjnë reformë.

A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet që ambasadorë të huaj të shkojnë në komisionet parlamentare dhe të marrin fjalën? A ka ndodhur ndonjëherë në 25 vjet apo në 125 vjet që ambasadorë të huaj të kërkojnë të marrin pjesë në grupet parlamentare? Kurrë! Kurrë! Nga viti 1912, kur është bërë ky shtet shqiptar, me të gjitha peripecitë e tij, uljet dhe ngritjet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Pse ndodh tani? Sepse jemi këta që jemi. Sepse kryeministri i vendit tim na thotë neve barbarë, gënjeshtarë pse themi që në grupin e tij apo te maxhoranca ka kriminelë. Çfarë ndodhi dje?

A nuk tha vetë Mark Frroku që për shkak të uljes së dënimit, po, unë kam vrarë? Ne jemi barbarë, ai që futi në listë vrasësit, jo, ai ka të drejtën të na thotë ne barbarë. Po pse të mos kërkojnë ata të vijnë në komisionet dhe grupet parlamentare? Të vijnë këtu te unë, ku jam unë sot, apo ku jeni ju e t’ju kërkojnë se çfarë duhet bërë.

Problemin e kemi me veten. Shqiptarët nuk janë dele, por natyrisht e kanë një shqetësim: sa më të varfër dhe të intimiduar, aq më të vështirë e kanë për të gjetur rrugën e tyre.

Ka një shprehje tjetër: “Heshtja është mafia.” Këto janë tri fjalë të thëna shumë vite më parë dhe ishte 19 korrik 1992. Një burrë, një shërbëtor i madh i shtetit, edhe pse e dinte që ishte një i vdekur që ecte, zgjodhi për të qëndruar në vendin e tij, në Palermon e tij për të vazhduar deri në fund betejën që ai dhe kolegu i tij, Giovani Falcone, kishin nisur pa u ndalur. Ky quhej Paolo Borselino.

E them sot, e kam thënë dje, do ta them nesër dhe pasnesër, ne nuk kemi nxjerrë ndonjë Paolo Borselino, as Giovani Falcone, por ne kemi njerëz me kurajë që thyejnë heshtjen, heshtjen e maxhorancës në këtë parlament për të përmendur me emër dhe me mbiemër ata që vrasin, ata që u çojnë gjoba biznesmenëve, ata që kërcënojnë rektorët, ata që kërcënojnë fëmijët e rektorëve, ata që ju marrin gjoba ju biznesmenëve, që s’keni kurajë për të folur, e ju rektorëve që nuk keni kurajë për të folur.

Ende ka ndonjë deputet këtu, që ka kurajën për të thënë: qeveria, ministri apo Kryeministri kërkojnë të fshehin gjurmët apo të deformojnë gjurmët e atyre që Europoli i kërkon në vende të tjera, që janë dënuar me vdekje, por që ikën me ndihmën e mbylljes së syrit të ministrit, Kryeministrit, policisë e të tjerëve.

Nuk kanë të drejtë ambasadorët që të kërkojnë të flasin grupet tona parlamentare? Po, more zotëri, kanë të drejtë, sepse ky nuk është një parlament përfaqësues, sepse nuk mund të jetë kurrë përfaqësues një njeri që ka vrarë; nuk mund të jetë kurrë përfaqësues i shqiptarëve një njeri që merret me trafikun e qenieve njerëzore; nuk mund të jenë kurrë përfaqësues të shqiptarëve njerëz të cilët kanë probleme të thella morale.

Është e vërtetë që ekziston dhe po jetojmë një epope imoraliteti, krize identiteti, krize përfaqësimi, por brenda partive, forcave të ndryshme politike, dhe pastaj e gjitha përfaqësohet këtu.

Prandaj nuk është koha për të heshtur, nuk është koha për të bërë konformistin dhe as nuk është koha për t’u kërrusur. Është koha për t’i thënë ca gjëra ashtu siç janë, me thjeshtësinë e tyre, përballë, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky vend nuk mund të ecë më kështu përpara. Ky vend nuk ka nevojë vetëm për reformën e drejtësisë, jo, do të isha e pandershme dhe e padrejtë.

Unë, sigurisht, që jam për reformën në drejtësi, por s’jam kurrë për reformën e drejtësisë për ta lexuar e votuar, pa e parë dhe pa e studiuar. Unë mendoj se ky vend, mbi të gjitha, ka nevojë për lehtësim për biznesin, ka nevojë për punësim, ka nevojë për t’i dhënë shpresë brezit të ri për të gjetur një vend pune, për të punuar me djersë e me mund e për të ndërtuar jetën. Ky vend ka nevojë për njerëz që e duan dhe jo për njerëz që përdorin të fortët, paranë dhe mafien për të konsoliduar pushtetin e tyre, dje në 2013-ën apo nesër në 2017-ën.

Është momenti që secili prej nesh të bëjë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mos shkojmë tek 2013-a, të mos shkojmë tek ‘44-a dhe të mos qëndrojmë tek 2016-a.

Etiketa: Donald LuJozefina TopalliPD

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Arrestohet në Zvicër, Rezart Taçi

Arrestohet në Zvicër, Rezart Taçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com