Deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj, ka akuzuar sërish ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se e ka nisur aktivitetin kriminal shumë kohë para se të bëhet ministër i Brendshëm.
Në një dalje për mediat, Alibeaj tha se Tahiri ishte kapiteni i narkoshtetit me bekimin e Ramës dhe u bë ministër si garanci për krimin.
“PS në kom e mandateve me urdhër të Ramës nuk lejoi drejtësinë të funksionojë. I dha kohë Tahirit të zhdukë çdo provë e objekt komprometues. Rama ka vënë gjithë shtetin në funksion t paktit të tij kriminal. Ai do që Tahiri t’ia hedhë pa u lagur, në mënyrë që të shpëtojë ai dhe Rama. Nëse do miratohej kërkesa e prokurorisë Tahiri do merrte me vete dhe ramin për shkak të fakteve që Tahiri ka për të. Ka përfituar 20 milionë euro që i duheshin për fushatën, ai sërish u mor në mbrojtje nga Rama. Historia është e thjeshtë, parlamenti gjykon vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës, nuk pranon dhe gjykon prova, pasi nuk është gjykatë. Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë, por me urdhër të Ramës ai u kthye në hetuesi dhe gjykatë. Tahiri u lejua të kërcënojë, dhunojë prokurorët. E vërteta është se Tahiri me bekimin e Ramës ishte kapiteni i narkoshtetit. Lidhja e tij me krimin ka ndodhur shumë kohë më parë se të bëhej ministër, ai përdori bandat në zgjedhjet e 2013. Ai u bë ministër nga Rama si garanci për krimin. Qindra tonelata drogë kalonin territorin e Shqipërisë dhe nuk kapeshin, kjo shpjegon se radarët nuk punonin në shumicën e kohës dhe si u vunë në funksion të drogës pistat e avionëve. Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët. Rama nuk e lëshon Tahirin, sepse janë bashkëpunues në aktivitetet kriminale. Me ramin drejtësia ka rënë, shteti po, Vettingu po”, tha Alibeaj.