Albin Kurti reagon pas takimit në Bruksel: Bëra katër propozime, 3 m’u refuzuan! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti reagon pas takimit në Bruksel: Bëra katër propozime, 3 m’u refuzuan!

13:15 | 15/06/2021
në Kryesore
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagon pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti tregon çështjet për të cilat nuk janë pajtuar me Vuçiç, ndërsa tregon edhe katër propozimet e bëra prej tij në tryezën e diskutimit.

Sipas Kurtit, tre prej propozimeve të tij, mes të cilave edhe njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, janë refuzuar.

Read more

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill –

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror –

Dhuna brutale në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security” –

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës –

Mesazhi i Kurtit:

Në Bruksel, bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borrell dhe emisarit të tij z. Lajçak, sot u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga z. Vuçiq dhe z. Selakoviq.
Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.

Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim:
1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.
3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.
Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, z. Vuçiq dhe z. Selakoviq, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve.
Sot pasdite z.Borrell takohet me Presidentin Biden.

Etiketa: Albin KurtiBrukselkatër propozimekryeministri i kosoves

Të Lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill –

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill –

nga 27
09:54 | 01/06/2026
0

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra...

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror –

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror –

nga 27
09:40 | 01/06/2026
0

Çmimet e naftës shënuan rritje në hapjen e tregjeve aziatike të hënën, mes shqetësimeve të reja për situatën e sigurisë...

Dhuna brutale në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security” –

Dhuna brutale në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security” –

nga 27
09:10 | 01/06/2026
0

Policia u ka hequr licencën dy subjekteve private të sigurisë fizike, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”, pas shkeljeve të konstatuara gjatë protestës...

Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua! –

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës –

nga 27
08:34 | 01/06/2026
0

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Para
Atentat në Elbasan, plagoset Ardian Çapja, policia jep detajet e ngjarjes

Vrasje e grup kriminal, SPAK komunikon akuzat për Ardian e Florenc Çapjan

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill –

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill –

09:54 | 01/06/2026
Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror –

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror –

09:40 | 01/06/2026
Dhuna brutale në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security” –

Dhuna brutale në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security” –

09:10 | 01/06/2026
Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua! –

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës –

08:34 | 01/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:14 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill –
  • Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror –
  • Dhuna brutale në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security” –
  • Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës –
  • Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill –
  • Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com