Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i është bashkuar koalicionit PAN, duke nënshkruar marrëveshje me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, atë të AKR-së, Ramush Haradinaj dhe të Nismës, Fatmir Limaj.
Ndërsa pas arritjes së këtij koalicioni ku pritet që të mbahet seanca e radhës paralamentare dhe të zgjidhet kreu i Kuvendit ka reaguar Albin Kurti.
Ai thotë se pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiçit.
Postimi i plotë i Albin Kurtit
AKR doli nga koalicioni LAA. Ky koalicion parazgjedhor edhe zyrtarisht u shpërbë dje. Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh.
Mirëpo, dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë.
Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë.
Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiçit.
Shteti nuk është karrikë. Shteti ka karrika. Por, ka edhe karrika pa shtet, karrika në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit.
26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri.