Policia ka asgjësuar 2800 bimë kanabis në Memaliaj. Forcat blu e gjetën lëndën narkotike gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të lagjes “Hoxhaj”, Krahës 2, të kultivuara në shtatë parcela.
Nga kontrolli i ushtruar u kap në flagrancë shtetasi Kujtim Hoxha, 64 vjeç, banues në Krahës.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë në Lezhë dhe Kurbin gjatë aksioneve antidrogë u asgjësuan 2550 bimë narkotike në 20 parcela.
Në fshatin Gërnac në Kurbin u asgjësuan 550 bimë të kultivuara në 11 parcela.
Në fshatin Gjash, Kolsh në Lezhë u asgjësuan 2000 bimë narkotike të kultivuara në 9 parcelë.
Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –
Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...