Katër ditë pas aksidentit të rënë në Korçë, ku vinçi i mori jetën një 36-vjeçari, Gjykata ka lënë të lirë dy personat e ndaluar, përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit.
Prokuroria ka kërkuar për shtetasi Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkesë që është pranuar nga gjykata.
Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36-vjeçarit Elvis Josifi dhe plagosjen e kolegut të tij në 3 janar.