Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ndodhi pak më para në zonën e quajtur ‘Bishti i Zhurit’.
Mësohet se mjeti ‘Benz’ i cili u përplas nga kamioni kreu parakalim të gabuar. Kjo lëvizje e gabuar e mjetit ka lënë pas dy viktima. Dyshohet se mjeti është tërhequr zvarrë 20 ose 30 metra.
Trupat janë ende në mjet, pasi për shkak të përplasjes së fortë makina është shtypur plotësisht. Mjetit ende nuk i dallohen as targat për shkak të palosjes që ka marrë.
Zjarrfikësit dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendngjarje, kanë konstatuar vdekjen e drejtuesit të mjetit. Do të duhet sharrimi i mjetit për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....