Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 06:30.
Dy automjete janë përplasur mes tyre ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW. Ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të ndalimeve të automjeteve nga një postobllok i policisë rrugore në autostradë, për tejkalim shpejtësie.