Akademiku rus, Aleksandër Rusakov: Rusia të njohë Kosovën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akademiku rus, Aleksandër Rusakov: Rusia të njohë Kosovën

08:41 | 20/12/2016
në Gossip
0

Kadare është krijuar për të marrë çmimin “Nobel”. Nuk e kuptoj përse nuk ia japin. Arsyeja duhet të jetë politike.

Nuk kam dëgjuar asnjë rus të shajë shqiptarët, pavarësisht vuajtjeve që mund të kenë patur.

Akademiku rus Aleksandër Rusakov deklaron se Rusia duhet ta njohë patjetër Kosovën. I ardhur në Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakov dha një intervistë të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”. Një njohës shumë i mirë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, Rusakov tha për gazetarin Qafoku se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

“Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakov, i cili një pjesë të studimeve të tij për gjuhën dhe kulturën shqipe i ka bërë në Kosovë.

Rusakov për Kadarenë

Profesori rus Aleksandër Rusakov gjatë konferencës shkencore mbajti kumptesën me temë “Gjuha shqipe në krijimin e universit të Kadaresë” duke përdorur deri një shprehje të marrë prej tij “gjithëfarë rrangullash që s’u dihej as emri”. Janë të shumtë studiuesit shqiptarë që e vlerësuan Rusakov për sjelljen në studimin e tij të elementeve të gjuhës shqipe të përdorur nga Kadare në krijimet e tij letrare që për studiuesit dhe shkencëtarët është një lëndë e jashtëzakonshme. Lidhur me këtë gjatë intervistës Rusakov preku edhe çështjen e çmimit Nobel duke bërë një përcaktim gati letrar.

“Ismail Kadare është krijur për të marrë çmimin “Nobel”. Unë nuk arrij të kuptoj se si Akademia suedeze nuk ia jep këtë çmim këtij shkrimtari. Por, duket se ka arsye politike”, tha gjuhëtari dhe akademiku rus. Sipas tij, njëkohësisht duhet të kenë ndikuar edhe ata shqiptarë që kanë dërguar letra e padi ndaj Kadaresë në Akademinë “Nobel”.

“Kjo nuk është normale, por më anormale është se si Akademia nuk ia jep këtë çmim”, tha ai. I pyetur nga gazetari Qafoku, nëse Ismail Kadare ka qenë ndikuar në krijimtarinë e vet nga shkrimtarët rusë, bashkohës të tij, Rusakov e mohoi kategorikisht këtë. “Kadare nuk është ndikuar nga letërsia ruse. Po të ishte ndikuar në atë kohë do ta dëmtonte në krijimtarinë e vet”, tha Rusakov. I pyetur që përse Kadare nga njëra anë merr vlerësime prej tij, por nga ana tjetër vetëm dy romane janë përkthyer në gjuhën ruse, Rusakov tha: “Po është e vërtetë, në rusisht janë përkthyer vetëm “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Dimri i madh”. E para, është vepër e madhe, ndërsa e dyta, nuk na ka bërë shumë përshtypje, sepse e kemi lexuar vetëm pas vitit 1990. Ndoshta do kishte vlerë tjetër nëse do ta lexonim pas botimit në Shqipëri.” Nga ana tjetër Rusakov shtoi se arsyeja e mospërkthimit të veprave të tjera është, sepse në Rusi nuk ka përkthyes të mirë të një niveli të lartë.

Marrdhëniet e Rusisë me Shqipërinë dhe gjuha shqipe

Aleksandër Rusakov është profesor i gjuhës shqipe në degën e gjuhës shqipe në Univeristetin e Shën Petërburgut në Rusi. Kjo degë është themeluar në këtë universitet që në vitin 1955, ndërsa Rusakov ka nisur studimet për gjuhën shqipe në vitin 1974. Gjatë intervistës së tij ai tha që e kishte tërhequr gjuha shqipe si një gjuhë e vjetër dhe krejt e veçantë. Rusakov tregoi vështirësitë e studimeve nga viti 1974 deri në vitin 1990, sepse marrëdhëniet mes Bashkimit Sovejtik dhe Shqipërisë ishin ndëprerë.

“Nuk kam dëgjuar një rus të shajë dhe të flasë keq për popullin shqiptar. Kam dëgjuar të shajnë diktatorët shqiptarë, nga të cilët kanë vuajtur. Kam dëgjuar të shajnë regjimin, por kurrë nuk kam dëgjuar fjalë të këqia për popullin shqiptar”, tha ai.  Megjithatë, Rusakov e kishte gjetur shpëtimin për të studiuar gjuhën shqipe në trojet shqiptare.

“Për mua shpëtim ka qenë Kosova. Kam qenë disa herë në Kosovë gjatë asaj kohe, sepse mund të shkoja atje, ndërsa në Shqipëri jo. Kjo më ka ndihmuar shumë ta njohë gjuhën shqipe dhe kulturën nëpërmjet Kosovës”, tha ai.

Etiketa: akademikAkademiku rusAleksandër RusakovDebati në Channel Onegjuha shqipeIsmail KadareKosovaRoland QafokuRusia

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Shtypi grek: Rusia do mbroj grekët dhe serbët nga Shqipëria

Shtypi grek: Rusia do mbroj grekët dhe serbët nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com