Akademia e Shkencave në Shqipëri dhe Kosovë dalin me deklaratë të përbashkët rreth pandemisë së koronavirusit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akademia e Shkencave në Shqipëri dhe Kosovë dalin me deklaratë të përbashkët rreth pandemisë së koronavirusit

18:13 | 17/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t –

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri paraqiten me një qëndrim të përbashkët për vëmendjen ndaj shkencës, kulturës dhe arteve në kushtet e distancimit social për shkak të pandemisë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri janë duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19 në gjithë botën.

Shoqëria e sotme, e kërcënuar nga një rrezik që kurrë nuk është njohur më parë, po e kupton më mirë se sa të rëndësishme janë për fatet e saj, sot dhe në të ardhmen, shkenca, kultura, artet dhe ndërkomunikimi.

Meritojnë mirënjohjen dhe mbështetjen tonë në mënyrë të veçantë të gjithë ata njerëz të dijes që gjenden në vijën e parë të rrezikut, ballë për ballë me pandeminë, duke luftuar ditë për ditë me të keqen: mjekët dhe infermierët, të cilët po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzore. Shkenca dhe bota intelektuale po qëndrojnë me dinjitet përballë fatkeqësisë botërore, duke kërkuar rrugë e zgjidhje për t’u kthyer sa më parë në normalitet.

Jemi të detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël: të pranojmë distancimin shoqëror për të zvogëluar dhe mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë, me qëllimin parësor mbrojtjen e jetës, megjithëse e dimë mirë se kjo ka rrezikuar dhe do të rrezikojë përkohësisht ndërkomunikimin në shkencë, kulturë dhe art.   Shqipëria dhe Kosova, si gjithë të tjerët në botë, janë vënë përballë një rendi dhe forme të re komunikimi intelektual, ku të rrezikuara nuk janë vetëm jetët e njerëzve apo ekonomitë, por edhe shkenca, kultura dhe arti me gjithë përbërëset e tyre. Në një mënyrë gati të padukshme dhe larg vëmendjes së opinionit, çdo vlerë shkencore e kulturore po relativizohet, po humb peshën e vet, po humb funksionin shoqëror dhe emancipues, duke u shtyrë gjithnjë e më shumë në periferi të zhvillimeve shoqërore; po bëhet e pavërejtur dhe e panevojshme, duke u kthyer në veprimtari sekondare.

Për shkak të rrethanave, për shkak të prioriteteve, për shkak të ngutjes sonë për t’iu vënë përballë një të keqeje jetësore, për shkak të përparësive ekzistenciale, po humbet sensi kulturor i krijimit të vlerave në shkencë dhe kulturë, vetë organizimi institucional i veprimtarive shkencore, kulturore dhe artistike; po humbim shprehitë tona më fisnike për të konsumuar vlera shpirtërore, për t’i dhënë hapësirë krijimit dhe krijimtarisë, për të sofistikuar marrëdhëniet tona, për të ndërtuar dhe mbajtur urat e komunikimit, për të vlerësuar krijuesit dhe arritjet e tyre.

Duke e ditur dhe duke e parandier se pasojat e kësaj pandemie do të jenë afatgjata; se nuk do të mbërrijmë aq lehtë t’i sundojmë shprehitë negative të krijuara në rrethanat e luftës për mbijetesë; duke e ditur se rrethanat e krizës ekonomike dhe shoqërore që do të vijnë më pas do të lëndojnë rëndë ndërmarrësinë kulturore, synojmë të tërheqim vëmendjen e opinionit kulturor që të qëndrojë i përbashkuar dhe të angazhohet për të mos lejuar një erozion të pritshëm intelektual, i cili do të nxirrte jashtë rrjedhave normale koherencën tonë kulturore, trashëgiminë dhe identitetin, duke zbehur qëndrueshmërinë tonë përballë integrimeve në rrjedhat europiane, përmes vlerave të konsoliduara dhe prioriteteve tona kombëtare. Qëndrimi ynë është që, ashtu siç nuk duhen pritur fatkeqësitë dhe traumat e mëdha natyrore për të kuptuar rëndësinë e shkencës, kulturës dhe ndërkomunikimit, ashtu nuk duhet lejuar që në një të ardhme të afërme ato të gjenden sërish të rrezikuara nga harrimi.

Shkenca, arti dhe kultura jonë kombëtare tashmë kanë krijuar një fond veprash me vlerë identitare, të cilat duhen ruajtur dhe kultivuar, duke kërkuar rrugë të përshtatshme që ato të gjejnë përdoruesin e fisëm brenda gjithë hapësirë shqiptare, duke komunikuar intensivisht mes veti, duke intensifikuar bashkëpunimin dhe duke kultivuar një përbashkësi shpirtërore më të qëndrueshme. Ne gjithashtu tërheqim vëmendjen se bashkëpunimi e komunikimi ndërkulturor e ndërshkencor nuk duhet të pësojnë siç kanë pësuar gjithnjë në rrethana krizash, por duhet të intensifikohen, me idenë se një njësi monolite intelektuale është më e qëndrueshme dhe më e përgatitur për sfidat e ardhshme, duke përfshirë edhe përballjen me ndryshimet globale, të cilat janë të pritshme në rrethanat e krijuara.

Ne nuk do të reshtim së kërkuari emancipim kulturor të vazhdueshëm, hapësirë për vlerat e reja në të gjitha fushat e krijimtarisë shkencore dhe artistike, bashkëpunim institucional në mbarë hapësirën kulturore shqiptare, bashkëpunim dhe njohje me kulturat e tjera, vlerësim të merituar të arritjeve fondamentale kulturore dhe shkencore dhe përsosje më të madhe të përbërësve themelorë të identitetit tonë, siç është gjuha, historia dhe trashëgimia. Ne kërkojmë që, edhe në këtë rrethanë, kur na duhet frymëzim për këtë betejë të pashembullt dhe na duhet ta gjejmë forcën e fitores, t’u kthehemi vlerave tona themelore identitare, traditës tonë më të mirë dhe idealizmit tonë kulturor dhe kombëtar.

Etiketa: Akademia e ShkencaveCOVID-19kosovepandemiShqiperi

Të Lidhura

Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t –

Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t –

nga 27
19:05 | 24/03/2026
0

Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me masat “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të...

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

nga 27
18:39 | 24/03/2026
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas përmbajtjes së transmetuar mbrëmjen e kaluar në një emision investigativ, ku njërit...

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

nga 27
18:01 | 24/03/2026
0

ë foto janë Shefit Rrapaj dhe Dashuri Rrapaj që humbën jetën sot në fshatin Kuman, në Roskovec. Sipas informacioneve paraprake,...

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

nga 27
17:33 | 24/03/2026
0

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë në këtë dosje. SPAK i ka kërkuar...

Para
Koronavirusi: O korçare, o hiç fare!

Ndihma financiare në periudhë pandemie, PD: Po kryhen vjedhje të jashtëzakonshme me tendera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t –

Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t –

19:05 | 24/03/2026
Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

18:39 | 24/03/2026
Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –

18:01 | 24/03/2026
Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –

17:33 | 24/03/2026
Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

17:20 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t –
  • Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –
  • Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve –
  • Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje… –
  • Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –
  • Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t –
  • Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com