“Ai pinte alkool”, vëllai i autorit rrëzon alibinë e policisë: Viktimat nuk i kishin lekë borxh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ai pinte alkool”, vëllai i autorit rrëzon alibinë e policisë: Viktimat nuk i kishin lekë borxh

18:53 | 05/03/2022
në Shqiperi
0

Në lidhje me krimin në Devoll, ku Ali Zili 36 vjeç, vrau dy gra bashkëfshatare, ka folur vëllai i tij, Gjergj Zili. Vëllai i autorit ka mohuar faktin se viktimat, nuse e vjehërr, i kishin mbetur borxh vëllait të tij. Gjergj Zili është shprehur se 60-vjeçarja ia ka dhënë lekët të vëllait për drutë që i ka shitur, duke rrëzuar kështu dhe alibinë e policisë, se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të palarë. Gjergj Zili gjithashtu u shpreh se vëllain e kishte denoncuar në polici, pasi ai përdorte dhunë në familje, dhe sipas tij kur ishte i pirë nuk dinte se çfarë të bënte.

“Unë ka lënë shtetin të veprojë. Ka 2 ditë që është larguar nga shtëpia kam lajmëruar dhe kryeplakun. Kam lënë shtetin të marrë masa. Lekët  që nxirrte i harxhonte në klub. Pine paketën një kafe, e rëndonte xhanin me alkool. Atë e di dhe policia se nuk është hera e parë që ka pasur punë me policinë. Unë e kam denoncuar në polici disa herë dhe para 3 javësh ishte në komisariat. Kur rëndohet xhani me alkool nuk e di sa çfarë bën. I kam thënë mos e lëshoni se mund të bëjë ndonjë vrasje. Siç u krye vrasja. Po ta rëndonte me alkool të mos i fliste njeri. Unë kam krushqi me atë familje. Plakës i kam marrë mbesën e mbesës, unë i kam lënë shtetin.  Shteti le të marrë masa dhe të veprojë sipas ligjit. Drutë ia ka dhënë me lekë lekët ia ka dhënë me dorë. Asnjë lekë nuk i ka mbajtur.”

Nga ana tjetër Gjergji Zili, u shpreh se i vjen turp të dalë në fshat dhe para familjarëve të viktimave për shkak të krimit të vëllait.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“I jam shumë mirënjohës asaj familje mua më vjen rëndë ti dal para fëmijëve të saj dhe fshatarëve më vjen rëndë ti dal përpara. Kur erdhi policia isha shtrirë po bëja gjumë,. Në mëngjes unë e ndjeva se nuk ishte. Deri në orën shtatë kam kontrolluar. Nga ora 5 ia dëgjova zërin. Kur erdhi nuk më foli fare. Më tha djali po rri i menduar ky. Më rëndoi edhe situatën e pleqve se janë të dy  të sëmurë. Me mua nuk fliste. Më vjen rëndë t’u dal fshatarëve dhe t’u them mirëmëngjes” – tha ai.

Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe, janë gjetur të pajeta dhe me shenja dhune rreth orës 15:15, (5 mars) në banesën e tyre. Ato kanë mbetur të vdekura si pasojë e goditjeve me sende të forta nga autori Ali Zili, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar krimin.

Ali Zili sipas policisë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Ky i fundit ka pranuar krimin, ndërkohë mësohet se ishte me precedentë të mëparshëm penalë, për dhunë dhe për vjedhje.

Etiketa: alibiaalkoolborxhlekePoliciavellaiviktimat

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Zelensky kërkon më shumë ndihma ushtarake gjatë një bisede me senatorët amerikanë

Zelensky kërkon më shumë ndihma ushtarake gjatë një bisede me senatorët amerikanë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

11:02 | 23/04/2026
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

10:39 | 23/04/2026
Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

10:11 | 23/04/2026
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

09:53 | 23/04/2026
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

09:35 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –
  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –
  • Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –
  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –
  • “Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –
  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com