A jemi më të lumtur tani që e telendisëm edhe Henri Çilin?

Duhet të lëçisni

Audiopërgjimi i Veliajt, reagon PD: Njeriu i Ndraghetas do të kapë dhe FSHF-në!

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me audiopërgjimin që u publikua ditën e sotme në media, ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj...

Policia Rrugore kontrolle në Gjirokastër, 45 gjoba për shoferët që s’mbanin rripin e sigurimit

Policia e Gjirokastrës njofton se në javën që lamë pas ka arrestuar tre shoferë, ka pezulluar 4 patenta dhe janë vendosur 367 gjoba. Në prangat...

Vrau dhe hodhi në kanal fqinjën, Fetah Marra: Më kishte 60 mijë lekë borxh për bagëtitë

Zbardhet shkaku i vrasjes së 63- vjecares Fatime Suli në Kuçovë. Vrasësi Fetah Marra ka dëshmuar para grupeve hetimore se viktima i kishte borxh...

Zgjedhjet në 6 bashkitë/ Rama zhvillon mbledhje me drejtuesit politik të PS-së

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama ndez ‘motorët’ për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki...

Nga Enkel Demi

Nuk e them dot që e kam shok Henri Çilin, megjithëse e kam hasur qysh në fund të viteve ’90 në gazetën “Koha Jonë”. Pavarësisht kësaj, e njoh mirë dhe ja kam vërejtur me vëmendje sipërmarrjen në fushën universitare në botime, në media.

Henri Çili është njeri i bërë vetë. Ai është i vetërealizuar nga thembrat në krye, gjë që shpesh mund t’ia ketë bërë të vështirë vetëkontrollin apo përmbajtjen në sinoret e të panjohurit. Për pasojë, kjo në Shqipëri ngjall urrejtje të verbër.

Shpesh kam patur dallime idologjike me të, meqenëse liberalizmin e kam parë përherë si lakmus majtist në gjirin e së djathtës. Nuk më kanë pëlqyer disa ide të tij për mandate vazhdimësie pushteti, kurse tani që është për ndërprerjen sak të këtij pushteti, për koiçidencë i vënë prangat.

Ani, këto janë ide, qëndrime, por asgjë e keqe. Nuk më ka lidhur kurrë puna me këtë njeri, por mendoj që nuk i ka bërë ndonjë gjëmë këtij vendi, as ka marrë kënd në qafë.

Lajmin e arrestimit të tij e mora qysh të enjten mbrëma dhe nuk e fsheh që u trondita. Në mëngjesin e së premtes pata fatin e keq të lexoja me detaje për çfarë e kanë ndaluar.

Këtu fillon arsyeja e këtij shkrimi; tek gjykimi që ne të tjerët marrim përsipër të bëjmë qysh në 24 orët e para të ndalimit. Kam vërejtur ngazëllim, mallkim, sharje, shfryrje dufi kudo që hap kompjuterin apo çoj telekomandën.

Lajmin e përhapi një pronar mediash, i cili për hir të së vërtetës të tërë katandinë e tij e ka vënë, sepse është në shërbim të qeverisë. Ai i çeli udhën “shtyllës së turpit”, në të cilën kujt i ra udha andej parí nuk ngurroi të pështyjë.

Henri Çili mund të ketë bërë faj, megjithëse nga ajo dosje të krijohet përshtypja se prej dëshpërimit i është futur një rruge të rrezikshme. Por, të paktën Henri Çili nuk ka shtënë pushkë, nuk ka bërë drogë, nuk ka thithur kokainë, nuk është bandit, nuk na del në ndonjë vend që t’ia shtrëngojë lakun në fyt shqiptarëve që t’i cysë të hyjnë në grevë urie për bukën e gojës.

Po more, i ka hyrë detit në këmbë dhe ai e di pse.

Gjithë kjo urrejtje ndaj tij me gjasë është valvul shkarkimi që gjindja ka ndaj pasunarëve në këtë vend. Shumica e tyre dërrmuese u ka hipur në shpinë, por a është Henri i këtillë?

Kjo pyetje për ca kohë duhet të mbesë pa përgjigje, se ku i dihet Çili mund të jetë përfshirë në një keqkuptim të madh ose duhet lënë të ndjekë fatin e tij.

Të gëzosh se hyn në burg një njeri i sipërmarrjes, medias, botimit është mjerim i madh shpirtëror.

Njeriu nuk mund të jetë i lumtur prej xhelozisë sikur me qenë hienë që zgërdhihet, kur luani rrëzon përtokë një antilopë.

Or’ kot me pyet tani që e mallkuam edhe Henri Çilin a ndjehemi më mirë? A i sosëm hallet?

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Audiopërgjimi i Veliajt, reagon PD: Njeriu i Ndraghetas do të kapë dhe FSHF-në!

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me audiopërgjimin që u publikua ditën e sotme në media, ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj...

Policia Rrugore kontrolle në Gjirokastër, 45 gjoba për shoferët që s’mbanin rripin e sigurimit

Policia e Gjirokastrës njofton se në javën që lamë pas ka arrestuar tre shoferë, ka pezulluar 4 patenta dhe janë vendosur 367 gjoba. Në prangat...

Vrau dhe hodhi në kanal fqinjën, Fetah Marra: Më kishte 60 mijë lekë borxh për bagëtitë

Zbardhet shkaku i vrasjes së 63- vjecares Fatime Suli në Kuçovë. Vrasësi Fetah Marra ka dëshmuar para grupeve hetimore se viktima i kishte borxh...

Zgjedhjet në 6 bashkitë/ Rama zhvillon mbledhje me drejtuesit politik të PS-së

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama ndez ‘motorët’ për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki...

Vrasja e efektivit Santiago Malko, SPAK kërkon 12 vite burg Bledi Tetën

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 12 vite burgim të Bledar Tetës, i cili u arrestua pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko në...