A e gënjeu Shqipëria, SHBA-në për arrestin e taxhikut Zukhurov për terrorizëm?

Duhet të lëçisni

Aksident me vdekje në Orikum, mjeti përplas biçikletën, ndërron jetë drejtuesi i saj

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbërmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Automjeti ka përplasur një biçikletë teksa viktimë ka mbetur drejtuesi i saj. Raportohet...

Opera të dalë nga varësia e shtetit? Ministria “përgënjeshtron” ministren: Keqinterpretim!

Disa ditë pas kësaj deklarate të ministres së Kultures Elva Margariti, kur një debat i madh perfshiu artistët e operas të cilët e gjetën...

Kufizimet nga COVID-19/ Ja 9 vendet që mirëpresin pa kushte udhëtarët amerikanë, në krye të listës Shqipëria

Qytetarët amerikanë zotërojnë një prej pasaportave më të fuqishmë në botë por gjatë pandemisë SHBA u kufizua më shumë se çdo shtet tjetër. Shpërthimi i...

Britanikët protestojnë kundër masave kufizuese, përplasje me policinë

Në Britaninë e Madhe kanë nisur protestat kundër vendosjes së karantinës. Të paktën 15,000 qytetarë u mblodhën në sheshin Trafalgar, që mban sloganin “Ne nuk e...

Policia tha se kreu operacionin “Vizitori” për ta arrestuar shtetasin taxhik Komran Zukhurov, i cili erdhi në Shqipëri në shkurt 2020. Por, avokati i Zukhurovit, Asllan Dogjani thotë se “Vizitori” u vetëdorëzua në prani të tij

Nga Denion Ndrenika

Çështja e një shtetasi të Taxhikistanit, ka kaluar në gjykatë për vendimin e ekstradimit në Gjermani si kërkuese nëpërmjet Interpolit mbështetur në akuzën për dyshime të lidhjeve me terrorizmin.

Avokati Asllan Dogjani thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje ende nga prokurori i çështjes Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për prova dhe fakte që ta vërtetojnë akuzën ndaj taxhikut Komran Zukhurov.

Prokuroria thotë se përgjimet dëshmojnë se Zukhurovi do të paguhej për të kryer një akt terrori në Shqipëri.

Por, gjithashtu sipas Dogjanit ka përplasje mes qëndrimeve të palës së mbrojtur prej tij dhe autoriteteve të antiterrorit të Shqipërisë.

Policia tha se kreu operacionin “Vizitori” për ta arrestuar shtetasin taxhik, i cili erdhi në Shqipëri në shkurt 2020.

Avokati Dogjani thotë për gazetën “Illyria” se klienti Zukhurov është vetëdorëzuar në prani të tij dhe se autoritetet nuk ua kanë thënë këtë partnerëve auroamerikanë, por që e arrestuan Zukhurovin ndërkohë që Departamenti i Shtetit e publikoi informacionin.

Zoti Dogjani shpjegoi ecurinë e dorëzimit të shtetasit, por gazeta rezervohet ta publikojë për shkak të pikëpajtimit të vetë avokatit me autoritetet (redaksia e ka të njohur emrin e zyrtarit që bisedoi për vetëdorëzimin).

“Vizitori” Zukhurov sipas policisë, u arrestua rreth orës 22:30 të datës 29 prill 2020 si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol i i Vizbadenit (ëiesbaden) në Gjermani.

Për 24-vjeçarin Zukhurov, Gjykata Federale në Karlsruhe në Gjermani me vendimin nr.2 BGs 245/20, datë 21.04.2020, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste” i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për Luftën e Shenjtë (xhihad) në emër të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (Sirisë) i njohur si “ISIL”/“ISIS”, parashikuar nga nenet 129a, 129b të Kodit Penal gjerman.

Avokati Dogjani hedh poshtë pretendimet e arrestimit dhe ia tregoi gjykatës arsyetimin për ta bërë të pranishëm në mënyrë eksplicite rrethanën lehtësuese pasi klienti i tij këmbëngulte dhe kërkonte pasqyrimin e “vërtetimit të rrethanës së dorëzimit vullnetar për efekt ekstradimi pranë autoriteteve shqiptare, rrethanë kjo që padrejtësisht ometohet nga organet e policisë dhe të prokurorisë”.

Një ish-drejtor i lartë policor në disa qarqe të vendit, Dogjani thotë se pasqyrimi i një fakti të tillë ka shumë rëndësi për çështjen dhe është tregues i pastërtisë së tij (pafajësisë së tij)” si dhe “në rastin më të keq tregon sjelljen pozitive të personit, për të cilin kërkohet ekstradimi në raport me organet e drejtësisë.

Gazeta “Illyria” po publikon dokumentacionin e mbrojtjes parashtuar në gjykatë kur u vendos ekstradimi:

Pyetje Drejtuar Prokurorit

I Nderuar Z. Kryetar!

Para se te kalojme ne prapsime eshte e domosdoshme te kerkoj disa sqarime nga organi i akuzes, dhe per kete shkak, i kerkoj gjykates te me lejoj me vendim te ndermejtemberjen e pyetjeve  organit te akuzes!

Pyetja e pare: Ka mundesi ne menyre eksplicite te na citoni paragrafin ku pershkruhen te dhena faktike qe implikojne personin qe kerkohet te ekstradohet. Me konkretisht, ku pershkruhen keto te dhena dhe cfare rrethanash, apo provash, e implikojne te mbrojturin prej meje?!

Ps: Sa me siper, sqaroj se nje informacion i tille do te ishte mese i nevojshem per sa kohe une  si mbrojtje nuk kam konstatuar ne asnje rrjesht ( ne aktet qe me jane vene ne dispozicion) te dhena apo rrethana faktike qe te implikojne klientin qe une perfaqesoj.

Pyetja e dyte: Ne kushtet kur behet fjale per organizate terroriste, mund te na percaktoni dhe saktesoni se sa eshte vlera e burimeve financiare te organizates ?

Ps: Sa me siper, marr shkas nga fakti qe u relatua nga ana e Juaj ( qe gjendet dhe ne urdherin e arrestit) kur citohet shuma prej 500 dollaresh/400 Euro. Eshte fakt i njohur boterish ne kete fushe, se nje element i domosdoshem dhe primar per mbajtjen ne kembe te nje organizate eshte ekzistenca e burimeve financiare. Ne kete aspekt do desha te theksoj se ky eshte nje defekt shume serioz i hetimit te kryer ne Gjermani, cka ve ne  pikpyetje akuzen ne teresi?

(Logjika me e thjeshte pranon se shuma prej 500 dollar nuk mjaftojne per te blere as fishekzjarre).?!

Pyetja e trete: Nga ana e organit te prokurorise ne kuadrin e organizates terroriste u relatua fakti se pjestar te caktuar te saj si Bakaev dhe Karcibikov kane ndermarr veprime per kryerjen e nje vrasje me pagese ne Shqiperi?!

Mund te saktesoni se nga hetimi i kryer a kane rezultuar rrethana e prova qe te implikojne Komron Zukhurov, referuar supozimit te bere? Nese po, na citoni. Ne te kundert duhet te pranoni faktin se ka alogjizem ne perfundimet e nxjerra nga autoritet Gjermane, per sa kohe sipas tyre pretendohet se personi qe kerkohet te ekstradohet eshte pjese e organizates..

Ps: Theksoj se mbetet detyrim i organit te prokurorise qe kur ndermerr hapin per ekstradim te analizoj ekzistencen e elmenteve konkret te vepres penale per te legjitimuar me pas cdo kerkese eventuale ne kuader te marrdhenieve juridiksionale.

Rrjedhoj e sa me siper ftoj organin e prokuorise te rikonsideroj qendrimin e saj mbi kerkesen e bere.

Pyetja e katert: Mund te na saktesoni pse nga ana e tij nuk artikulohet ne menyre te drejtperdrejt rrethana e dorezimit vullnetar te personit qe kerkohet te ekstradohet ? Mund te na jepni ndonje arsye?

Ps: Theksoj se nje rrethane e tille eshte shume e rendesishme pasi nga pikpamja volitive ( e vullnetit te zbatimit te ligjit) eshte indikator i pastertise/ pafajesise se personit per te cilen kerkohet ekstradimi; dhe ne rastin me te keq, tregon bashkepunimin e tij me organet e drejtesise, kjo nje rrethane shume e rendesishme lehtesuese.

Ne te kundert, sjellim ne vemendje te Gjykates se, ne rast dyshimi nga ana e saj, te procedohet me thirrjen e autoriteteve te policise se shtetit qe te vijne e te deklarojne te verteten perpara Gjykates, konkretisht  se Komron Zukhurov ka shkuar vullnetarisht dhe eshte dorezuar perpara ketyre autoriteteve sapo eshte vene ne dijeni ne rruge informale se ndaj tij kishte dal nje urdher arresti nderkombetar.

Per me teper, fshehja e nje fakti te tille tregon se procesi i ekstradimit te personit qe kerkohet te ekstradohet eshte i ndertuar me keqbesim.

Ps:Sa me siper, lind e domosdoshme dhe i kerkoj gjykates qe ne vendimin e saj ta saktesoj ne menyre eksplicite rrethanen e dorezimit vullnetar te personit qe kerkohet te ekstradohet.

Pyetja e peste: Mund te na sqaroni qe ne permbushje te detyrimeve tuaja ligjore, a dispononi ndonje informacion shkresor, garanci apo marrveshje bilaterale mbi marrjen persiper nga autoritetet Gjermane te kushtit “per mosdorezim te personit te cilit kerkohet ekstradimi ne vendin e origjines apo dhe ne Rusi.”

Ps:  Bej me dije se sqarimi i nje rrethane te tille nuk duhet te dal as jashte vemendjes se Gjykates, kjo pasi kemi evidentuar para kesaj gjykate gjate  caktimit te mases se sigurise, me prova konkrete ( sikunder jane: akti i ekspertimit mjekoligjor, bashkelidhur fotografite) se personi qe kerkohet te ekstradohet  eshte viktime e torturave dhe trajtimeve c’njerzore per bindje politike ne vendin e origjines.

Pyetja e gjashte: Referuar Nendrajes 3 ne faqen 10 te urdherit te arrestit te nxjerr nga Gjykata Federale pika 1 : Mund te na saktesoni cfare kuptoni /(ka parasysh organi i prokurorise) kur arsyetohet “Nese te fajesuarit nuk kane qendruar asnjehere ne zonen e drejterdrejt te vepruarit te organizates (berthame) ekzistojne shenja konkrete te provave qe e kane perkrahur kete organizate jo vetem nga jashte por te frymezuar nga nje vullnet me marrveshje per nje pjesmarrje te vazhdueshme ne jeten e orgaanizates………?

E thene drejtperdrejt kush jane provat konkrete qe e implikojne personin qe kerkohet te ekstradohet  ne cilesin e perkrahesit te organizates?

Ps: Sjell ne vemendje te Gjykates se parashtrimi i rrethanave faktike eshte rezultat logjik i konkluzioneve qe rrjedhin nga provat konkrete, dhe kurrsesi abstragim/ fantazi e organeve  policore.

Tirane me 12.06.2020

Avokat Asllan Dogjani                                                           

I Nderuar Z. Kryetar!

Nga ana e organit te akuzes u kerkua marrja e nje mase shterngimi si ajo  e arrestit me burg ndaj Komron Zukhurov me qellim ekstradimin drejt Gjermanise pasi ndaj tij me daten 21.04.2020 Gjykata Federale ne Gjermani ka leshuar urdherin e arrestit nderkombetar per vepren penale “ Pjesmarrje ne nje organizate te huaj terroriste i dyshuar si anetar dhe pjesmarres i kesaj organizate te huaj  e themeluar si celule terroriste ne Gjermani per te bere Xhihad ne emer te shtetit Islamik”.

Persa i perket perket llojit te mases shternguese qe kerkon organi i akuzes ne nuk jemi ne dakort dhe  i kerkojme Gjykates qe te mos pranohet dhe te rrezohet kerkesa e tij si e pabazuar  pasi  nuk nuk plotesohen kushtet ligjore qe jane percaktuar ne nenin 494 te Kodit te Procedures Penale. Sipas kesaj dispozite, masat shternguese per efekt ekstradimi mund te vendosen kur:

  1. shteti i huaj ka deklaruar se kundër personit është marrë një masë për kufizimin e lirisë personale ose një vendim dënimi me burgim dhe se ka ndërmend të paraqesë kërkesë për ekstradim;
  2. shteti i huaj ka paraqitur të dhëna të hollësishme për veprën penale dhe elemente të mjaftueshëm për identifikimin e personit;
  3. kur ka rrezik ikjeje.

Se pari i mbrojturi prej meje nuk ka rrezik ikje dhe kete e ka provuar me faktin se sapo ka marr informacion ne menyre informale se per te ishte  nxjerr nje urdher arresti nderkombetar ai ka shkuar vullnetarisht dhe eshte paraqitur ne policine e shtetit. E theksoj se vete i mbrojturi prej meje ka shkuar vullnetarisht ne policine e shtetit dhe ka kerkuar te perballet me drejtesine pasi e ndjen veten krejt i pafajshem. Nuk eshte e vertet sic thuhet ne media se u arrestua nga policia, nuk ka shkuar policia tek i mbrojturi prej meje por ky ka shkuar vete dhe eshte paraqitur ne policine e shtetit pa e kerkuar askush dhe ka kerkuar te perballet me drejtesine.

Se dyti nuk u paraqiten te dhena te hollesishme per vepren penale perkundrazi nuk na u paraqit asnje prove apo e dhene qe te provoj se ku konsiston pergjegjesia penale dhe si provohet qe eshte i dyshuar i nje organizate apo celule terroriste. Ne keto kushte kur nuk plotesohen kushtet ligjore qe kerkon neni 494 i Kodit te Procedures Penale pra nuk ka rrezik ikje si dhe organi i akuzes nuk na paraqiti prova apo te dhena te hollesishme per vepren penale i kerkojme Gjykates vendosjen e nje mase sigurimi me te bute si ate te detyrimit te paraqitjes ne policine gjyqesore deri ne adhjen e kerkese per ekstradimin e tij.. Ne lidhje me kete mase te bute perkunder sa kerkon organi i akuzes i kerkojme gjykates te marr ne konsiderate edhe kushtet ne burgje pasi ne  disa burgje te burgosurit jane prekur nga pandemia Covid 19 dhe nje mase e till sic kerkon organi i akuzes mund ti rrezikoj edhe jeten.

Gjithashtu Gjykata duhet te marr ne konsiderate ne lidhje me caktimin e mases se sigurise moshen e tij te re 23 vjec dhe disa rrethana te tjera lehtesuse apo familjare. Ai eshte i martuar dhe keto dite pret nje femije, nuk ka qene i denuar me pare, eshte paraqitur vullnetarisht ne policine e shtetit pa e kerkuar askush per te provuar pafajesine e tij

  1. Kryetar! I mbrojturi prej meje Komron Zukhurov nuk ka ardhur ne menyre ilegale ne Shqiperi por ka ardhur me vize duke respektuar te gjitha procedurat dhe ligjet e shtetit shqiptar per te bere nje vizite tek halla e tij. Gjate qendrimit te tij ne Shqiperi vendi yne eshte izoluar si te gjithe shtetet e tjera dhe i mbrojturi prej meje ka respektuar te gjitha rregullat dhe nuk ka bere asnje shkelje ne kushtet e izolimit per shkak te pandemise

Persa i perket llojit te mases se sigurise edhe po  ti referohemi nenit 228, 229 e 230 te  te Kodit te Procedures Penale kerkesa e organit te akuzes nuk duhet pranuar dhe duhet rrezuar si e pa bazuar ne prova e ligj sepse nuk ekzistojne kushtet per caktimin e nje mase te tille si ajo e arrestit ne burg.

Konkretisht neni 228 i K.Pr.Penale lexon: “ Askush nuk mund tu nenshtrohet masave te sigurimit personal ne qofte se ne ngarkim te tij nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova”. Aktualisht ne nuk kemi asnje prove mbetemi ne kuadrin e dyshimeve

Masat e sigurimit personal vendosen :

  1. Kur ekzistojne shkaqe te rendesishme qe vene ne rrezik marrjen e vertetesine e proves
  2. Kur i pandehuri eshte larguar ose ekziston rreziku qe te largohet
  3. Kur per shkak te rrethanave te faktit ose personalitetit te tij ka rrezik qe ai te kryej krime me te renda ose te te njetit lloj me ate per te cilin procedohet

Pra sic shihet nuk ekzistojne kushtet per marrjen e nje mase sigurimi te till sic kerkon organi i akuzes pasi  i mbrojturi prej meje nuk ka rrezik qe te largohet pasi sic dhe tham me larte  ai ka shkuar vullnetarisht ne policine e shtetit dhe eshte paraqitur vete pa e kerkuar njeri.

Nuk ekziston asnje shkak i rendesishem qe te vej ne rrezik marrjen e vertetesine e proves pasi ketu behet fjale vetem per ekstradimin e tij ne Gjermani dhe nuk ka asnje lloj mundesie te nderhyj ne marrjen apo vertetesine e provave,  aq me teper te kryej nje krim tjeter me te rende apo si ai per te cilin procedohet.

I mbrojturi prej meje nuk eshte kunder ekstradimit pasi vete ai ka  kerkuar te perballet me drejtesine, ai eshte ne dakort dhe e jep pelqimin per ekstradim sic e kerkon neni 496 i K.Pr.Penale por kete pelqim per ekstradim e jep me kusht, pra kerkon garanci  qe Gjermania  pas perfundimit te hetimit dhe gjithe procesit gjyqesor ne rast se gjendet i fajshem apo i pafajshem te mos e ekstradoj ne shtetin e  Tajikistanit apo dhe te ndonje shteti tjeter sic eshte Rusia.

Kerkese kjo e bazuar ne nenin 491 te Kodit te Procedures Penale rastet e mospranimit te kerkeses per ekstradim: “ Nuk mund te jepet ekstradimi:

  1. Per nje veper penale me karakter politik ose kur rezulton qe ai kerkohet per qellime politike.
  2. Kur ka arsye te mendohet qe personi qe kerkohet do tu nenshtrohet presekutimeve ose diskriminimeve per shkak te races, fese, seksit, shtetesise , gjuhes , bindjeve politike gjendjes personale apo shoqerore ose denimeve e trajtimeve te egra cnjerzore e poshteruese ose veprimeve qe perbejne shkelje te drejtave te njeriut ……

I mbrojturi prej meje jo vetem ka arsye te mendoj por eshte i bindur dhe ka prova qe ne rast se shteti Gjerman pas perfundimit te hetimeve dhe gjithe procesit gjyqesor  do ta dergoj perseri ne Tajikistan ai do tu nenshtrohet torturave te egra cnjerzore deri ne humbjen e jetes per shkak te bindjeve te tij te ndryshme politike dhe do ti shkelen te drejtat dhe lirite themelore te tij.

  1. Kryetar! I mbrojturi prej meje ka shkuar ne Gjermani ne shkurt te vitin 2017 ku dhe ka kerkuar azil politik. Per dy vjet rrjesh ka studiuar per gjuhen Gjermane. Gjate kesaj kohe eshte njohur me nje vajze me te cilen eshte martuar ku dhe nga martesa keto dite pret dhe nje femije.

Pas dy vitesh ne tetor te vitit 2019 eshte njoftuar per interviste nga zyra e emigracionit ne Gjermani dhe aty eshte pritur nga dy oficer te zyres se emigracionit, te cilet  pa i treguar asnje arsye duke shkelur ligjet dhe Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut  e kane marr te mbrojturin prej meje  dhe brenda nje ore e kane hipur ne avion dhe derguar ne drejtim te Tajikistanit megjithse i ishte premtuar se nuk do ta kthenin ne vendin e tij pamvarsisht se avokati e kishte dhe e ka ceshtjen ne proces per bashkim familjar.

Oficeret e emigracionit Gjerman kane shkelur te drejtat e lirite themelore te njeriut te drejten per tu degjuar dhe drejten e ankimit ndaj nje vendimi si dhe kane shkelur ligjet e tyre te brendshme. Sipas ligjeve te shtetit Gjerman ne raste se je i martuar zyrtarisht me nje shtetase Gjermane per me teper kur keta po prisnin edhe nje femije eshte e ndaluar me ligj qe ta ndash familjen duke e depertuar ne menyre te kundraligjshme per me teper ne nje shtet si Tajikistani ku shkelen hapur te drejtat dhe lirite themelore te njeriut

Me te mberritur ne Tajikistan Komron Zukhurov eshte marr menjehere ne aeroport nga oficeret e sigurimit te shtetit dhe eshte mbajtur per tre dite ne torture duke ushtruar dhune fizike e psikologjike si dhe kane aplikuar perdorimin e rrymes elektrike sic eshte pershkruar edhe ne raportin mjekoligjor. Edhe pas lirimit ai eshte detyruar te shkoj cdo dite dhe te paraqitet ne zyrat e sigurimit dhe eshte kercenuar prej tyre se do te mbahej nen vezhgim 24 ore. Gjithsesi i mbrojturi prej meje e ka gjetur mundesine dhe eshte paraqitur ne qendren Republikane te Mjeksise Ligjore duke kerkuar ti behet nje akt ekspertimi mjeko ligjor por pa u treguar se eshte torturuar nga oficeret e sigurimit te shtetit ne raste te kundert nuk do ti merrej ne konsiderate kerkesa e tij. Ne e veme ne dispozicion te Gjykates aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dhe tre  fotografi ku duket qart dhuna e ushtruar dhe torturimi i tij.

Akti i ekspertimit eshte i leshuar nga Qendra Republikane e Mjekesise ligjore, miratuar nga Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes Sociale e Popullsise se Taxhikistanit me nr 6669, date 19.10.2019 ne oren 16.10.

Ne aktin e ekspertimit pershkruhet me detaje gjendja e tij dhe demtimet fizike te shaktuar pothuajse ne te gjithe trupin ne koke e kudo si dhe perdorimi i rrymes elektrike ne trupin e tij.

Ajo cfare ka mbetur nga tortura dhe dhuna e ushtruar ne trupin e te mbrojturit prej meje u konstatu edhe sot ( dje) pas 8 muajsh gjate kqyrjes qe ju be klientit tim Komron Zukhurov nga opgj me urdher te prokurorit dhe ne prezence te ekspertit te mjekesise ligjore dhe ekspertit kriminalist.

Ne Tajikistan ka rregullisht raporte se njerzit kane qene subjekt i torturave dhe keqtrajtimeve te tjera nga nga policia dhe oficeret e sigurise. Jete te shkaterruara tortura dhe keqtrajtime ne Tajikistan ( botuar nga raporti i Amnisty International) ne korrik te vitit 2012. Po ne vitin 2012 Raportuesi Special i Kombeve te Bashkuara theksoi ne raport se: “ Presioni ndaj te ndaluarve kryesisht per te nxjerr rrefime praktikohet ne Tajikistan ne forma te ndryshme me rrahje, grushta, objekte te forta dhe shpesh  duke aplikuar goditje elektrike. Ne nentor te vitit 2012 Komiteti Kunder Tortures vuri ne dukje akuza te shumta dhe te vazhdueshme per perdorimin rutine te tortures dhe keqtrajtimin e te dyshuareve. Zyrat e Prokurorise nuk arrijne te veprojne dhe nuk u pergjigjen ankesave idividuale te tortures ose thjesht u pergjigjen nuk eshte e bazuar.

Per me teper ne shume raste njerzit kane frike te paraqesin ankesa per tortura dhe keqtrajtime te tjera nga frika e hakmarrjes dhe e presukutimit. Ne raportin e Amnisty International tregon se Tajikistani mban ne paraburgim per disa jave pa asnje mundesi komunikimi pas kthimit te tyre duke rritur rrezikun e keqtrajtimit dhe tortures. Si keto ka raporte pa fund te Komitetit Kunder Tortures dhe Amnisty International.

Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ka vendosur ne disa raste qe nga viti 2010 qe shtetasit e Tajikistanit do te ishin ne rrezik te vertet torturimi dhe shkelje e te drejtave te tyre sipas nenit 3 te Koventes Europiane ne raste se do te ekstradoheshin ne Tajikistan. Ne rastin e Gafrov kunder Rusise:Gjykata thekson se “ Provat nga nje numer i madh burimesh objektive pershkruajne nje situate shqetesuese ne Tajikistan. Organizata Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut shprehen se tortura ehte e perhapur shume dhe behet ne menyre te vazhdueshme. Ne prill te vitit 2013 ne rastin e Savriddin Dzhurayev kunder Rusise Gjykata Europiane ju referua kontekstit te ngacmimit te grupeve fetare jo tradicionale nga Tajiket ku rezultoi se i ishte nenshtruar keqtrajtimit ne paraburgim me qellim te nxjerrjes se rrefimeve ne lidhje me veprimtarin e tij fetare.

Muhammad Akhadov u arrestua ne rajonin e Moskes ne Rusi ne vitin 2007 dhe u mbajt ne paraburgim ne pritje te nje kerkese per ekstradim nga Tajikistani ne lidhje me akuzat per droge dhe pengim te drejtesise. Pas nje vendimi per ekstradimin e tij nga Gjykata Supreme Ruse me 29 shtator 2008 ai u ekstradua ne Tajikistan. Me 17 dhjetor te vitit 2010 Muhammad Akhadov i dergon nje leter Prokurorit te Pergjithshem te Rusise duke pershkruar se pas mberritjes ne Tajikistan u dergua ne ndertesen e departamentit te 6 te MPB ku ata me rrahen dhe abuzuan me mua. Vone naten dy zyrtar me zhveshen lakuriq me lidhen duart dhe kembet keta zyrtar me ushtruan dhune brutale dhe seksuale ndersa njeri prej tyre me dhunoi tjetri regjistroi procesin e tmerrshem ne kamera. Muhammad Akhadov raporton se oficeret e sigurise kombetare e kercenuan se nese ai nuk rrefen me shkrim krimet fotot e tij te perdhunimit do te qarkullojne ne te gjithe Tajikistanin. Ai raporton se keqtrajtimi vazhdonte cdo dite edhe pas trasferimit ne kujdestarine e policise ne Dushanbe. Megjithe ankesat e bera zyra e Prokurorit te Pergjithshem nuk ka ndermarr asnje hetim.

Mendoj se keto raporte dhe keto vendime te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut jane arsye te mjaftueshme qe i mbrojturi prej meje e jep pelqimin per ekstradim me kusht qe te mos e ekstradojne nga Gjermania ne Tajikistan apo ne ndonje shtet tjeter si Rusia. Gjithashtu keto raporte e vendime te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut jane te mjaftueshme per Gjykaten qe ti kerkoj shtetit Gjerman qe bashke me kerkesen per ekstradimin e Komron Zukhurov te dergoj dhe garancine qe ne perfundim te gjithe procesit hetimor e gjyqesor ne rast te gjetjes ose jo fajtor te mos e ekstradoj Komron Zukhurov ne Tajikistan apo ne Rusi pasi atje do ti rrezikohej jeta nga torturat e egra cnjerzore  per shkak te bindjeve te tij politike.

Sa me siper i kerkojme Gjykates rrezimin e kerkese te organit te akuzes persa i perket llojit te mases shternguese pasi nuk plotesohen kushtet qe parashikohen ne nenin 494 dhe 228 e ne vijim te K.Pr.Penale dhe vendosjen e nje mase sigurie ate te detyrimit te paraqitjes per tetembedhjet dite sic parashikon neni 494/6 i K.Pr.Penale.

Gjithashtu i kerkojme Gjykates qe ti  kerkoj shtetit Gjerman qe bashke me kerkesen per ekstradim te klientit tim te jap garanci se ne perfundim te gjykimit ne Gjermani i mbrojturi prej meje nuk do te ekstradohet ne shtetin e Tajikistanit apo dhe ne Rusi pasi per shkak te bindjeve te ndryshme politike atij i rrezikohet jeta nga torturat cnjerzore qe nuk jane te rralla ne nje vend diktatorial si Tajikistani

Gjithashtu i kerkoj gjykates qe fjala e mbrojtjes dhe e te arrestuarit te pasqyrohet ne vendimin per caktimin e mases se sigurise me qellim ekstradimi.

Avokat Asllan Dogjani

 

Grupi i punes se OKB kunder zhdukjeve me force

Grupi i punes mbi ndalimet arbitrare

Raportuesi i posacem mbi te drejtat e migranteve

Raportuesi i posacem mbi nxijen dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ne luften kunder terrorizmit

Raportuesi i posaqem kunder tortures

Keto organe te rendesishme per te drejtat e njeriut ne OKB

OKB u bene thirrje autoriteteve te kryejne nje vlersim gjithperfshires dhe individual te rrezikut me te cilen keta persona mund te perballen duke patur parasysh te drejtat e tyre sipas te drejtes nderkombetare per te drejtat e njeriut

A i eshte kerkuar qeverise se Gjermanise nga qeveria shqiptare garanci me shkrim qe te drejtat e personait te kerkuar nga Gjermania ne rast kthimi nuk do te shkelen perfshi ketu te drejten e lirise, te drejten e sigurise  personale dhe te drejten per nje proces te drejte gjyqesor. Garanci qe pas perfundimit te hetimit te mos ekstardohet ne tajikistan apo Rusi pasi ne keto vende Liria, siguria ersonale, integritetit eshte ne rrezik per shkak te bindjeve politike. Me qellim qe te mos shkelen te drejtat e njeriut qe perfshin ndalimin arbitrar zhdukjen me force deportimin e paligjshem torturen dhe keqtrajtimin cnjerzor.

PARASHTRIME/KONKLUZIONE

 Ne vijm te parashtrimeve te dhena perpara kesaj Gjykate gjate seances per caktimin e mases se sigurimit, paraqesim argumentat shtese si vijon:

Vlen te theksohet se si ne aspektin procedural ashtu dhe material, kerkesa e prokurorise shfaq defekte te renda. Gjithsesi, ne referim te vullnetit te personit qe kerkohet te ekstradohet, ne funksion te shterimit te rruges gjyqesore, klienti  eshte dakort qe Gjykata te lejoj ekstradimin me kusht qe te mos dergohet ne shtetin e Origjines Tajikistan apo dhe Rusi pasi aty i rrezikohet jeta per shkak te bindjeve te tij politike.

Ne kete aspekt, jepen argumentat si me poshte:

  1. Mbi ekzistencn e te dhenave te rendesishme te fajesise, parashikuar nga neni 498/ 1 i K. Pr. Penale.

Konkretisht, ne nenin 498 te K.Pr.Penale percaktohet se: “Gjykata jep vendim ne favor te ekstradimit kur ka te dhena te rendesishme fajesie ose kur ekziston nje vendim i formes prere.”. Me tej, ne nenin 492 /3 te K.Pr.Penale theksohet se:  “Prokurori u kerkon autoriteteve te huaja, nepermejt Ministrise se Drejtesise, dokumentacionin dhe informacionin qe cmon e nevojshem”.

Nga interpetimi sistematik i ketyre dy dispozitave arrihet ne konkluzionin se objekt i te provuarit ne procesin e ekstradimit vec te tjerash eshte dhe vertetimi ne menyre te padyshimte i kryerjes se vepres penale per te cilen akuzohet. Ne rastin konkret, nga dokumentacioni i depozituar dhe i relatuar nga perfaqesuesi i prokurorise eshte e dukshme mungesa e provave qe implikojne personin qe kerkohet te behet ekstradimi. Konkretisht, verehet se si ne vendimin e zbardhur te autoriteteve te drejtesise Gjermane, ashtu dhe ne aktet qe jane te depozituar, nuk konstatohet as nje prove nga ato qe parashikohen ne legjislacionin procedural (konkretisht ne nenin 151 e vijues te K.Pr.Penale).

Keshtu, nga ana e organit te prokurorise theksohet se personi per te cilen kerkohet ekstradimi nga autoritetet Gjermane, akuzohet si pjestar i nje organizate terroriste parashikuar nga neni 129 dhe 129/a i Kodit Penal Gjerman ne te cilin parashikohet denimi 1-10 vjet burg.

Nga interpetimi a contrario i dispozites se nenit 491 pika d:, (kur vepra penale nuk parashikohet e tille nga legjislacioni shqiptar) logjika pranon se si premise e vertetimit te mungeses se te dhenave te rendesishme te fajesise, duhet qe  nga ana e organeve proceduese (Prokuroria/ Gjykatate behet inkuadrimi i faktit me vepren konkrete sipas  legjislacionit tone.

Keshtu, referuar legjislacionit tone penal, rrethanat e pretenduara nga autoritetet Gjermane dhe parashtruar prej tyre inkuadrohen ne vepren penale te parashikuar nga nenin 234/a/2 te K.Penal ne te cilin, percaktohet: “Pjesamrrja ne nje organizate terroriste denohet nga 7-15 vjet burgim”.

Nen arsyetimin se vertetimi i elementeve qe kerkon paragrafi i pare i nenit 234 te K.Penal eshte irelevant ne rastin konkret, sjellim ne vemendje te Gjykates se dhe per figuren e krimit te parashikuar nga paragrafi i dyte, nuk ekziston asnje prove konkrete (deshmi, pergjime apo te dhena te tjera) qe implikojne personin per te cilin kerkohet ekstradimi. Konkretisht,  nga aktet e vena ne dispozicion nuk jepet asnje informacion i drejtperdrejte apo i terthorte ne funksion te elementeve te anes objektive qe kerkon kjo figure krimi, sikunder jane: pjesmarrja fizike, virtuale, shpirterore apo dhe financiare.

Me tej, referuar urdherit te arrestit (fq.6)  thuhet se “I fajesuari Bakaev, pervec kesaj ka bere deponime per bindjen e perbashket te gjithe anetareve te grupit. Sipas tij (eshte fjala per Bakaev) ata e kishin ndare ideologjine e SHI si dhe deshiren per nje lufte te armatosur – fillimisht kunder qeverise se Tajikistanit.

Pra, nga nje veshtrim prima face i ketyre deklarimeve verehet se nuk hidhet ndonje indikator i drejtperdrejt i autoresise se personit per te cilin kerkohet ekstradimi, perkundrazi, ngelemi ne kuadrin e deshires se Bakaevit, dhe ne rastin me te mire mbeten fakte te paprovuara (thene ndryshe thashetheme).  Nderkaq, edhe sikur ta marrim te mirqene deponimin e Bakaev se i dinte deshirat apo endrrat e te dyshuareve te tjere, theksojme se edhe ky pohim i tij duhet te merret me rezerve, referuar percaktimeve te nenit 152/3 te K.Pr.Penale, ne te cilin sanksionohet se: “Deklarimet e bera nga i bashkepandehuri ne te njeten veper penale ose nga personi i marre si i pandehuri ne nje procedim qe lidhet me te, vlersohen ne unitet me provat e tjera qe konfirmojne vertetesine e tyre”.

Per me teper, theksojme se edhe pretendimi i autoriteteve Gjermane se personi qe kerkohet te ekstradohet i fshihet drejtesise (shih faqa 11 e urdherit) eshte i pabazuar, per sa kohe jane evidente faktet si vijon: ardhja ne menyre te rregullt ne Shqiperi, deklarimi i adreses se qendrimit, apo dhe  pasja e nje numri kontakti telefonik. Ne kete aspekt, Gjykates duhet t’i terheqi vemendjen fakti i paraqitjes ne menyre vullnetare prane autoriteteve kompetente  shqiptare menjehere sapo personi per te cilin kerkohet ekstradimi u vu ne dijeni ne menyre informale se ndaj tij paskesh dal nje urdher arresti nderkombetar.

Nderkohe, pavarsisht mosplotesimit te kritereve ligjore (sikunder dhe me siper arsyetuam) ritheksojme se klienti jep pelqim per ekstradim ne funksion te shterimit te rruges gjyqesore, c’ka me kushtezon edhe mua si avokat qe te  percjell para gjykates kete deshire dhe kerkese te tij.

Sa me me siper, i kerkojme Gjykates qe te respektohen rigorozisht kushtet e ekstradimit te percaktuar ne nenin 490 /1 te K.Pr.Penale, dhe konkretisht: qe te mos ndiqet, denohet, apo dorzohet nje shteti tjeter per nje veper penale qe ka ndodhur para kerkese per dorezim dhe qe eshte e ndryshme nga ajo per te cilet jepet ekstradimi.

Ne funksion te sa me siper, sjellim ne vemendje te Gjykates se personi per te cilen kerkohet ekstradimi ka qene viktime e dhunes se ushtruar dhe trajtimeve c’njerzore ne shtetin e origjines, rrethana keto te vertetuara nga akti i ekspertimit mjekoligjor, bashkelidhur fotografite, administruar ne seancen per caktimin e mases se sigurise. Ketij fakti i shtohet dhe rrethana e percuar nga autoritetet Gjermane se…(Sipas Bakaev) – ata e kishin ndare ideologjine e SHI si dhe deshiren per nje lufte te armatosur – fillimisht kunder qeverise se Tajikistanit.

Vlersojme se keto fakte jane mese te mjaftueshme qe nga ana e Gjykates te kushtezohet  dhenien e ekstradimit me kushtin e mosdorezimit te te ekstraduarit ne Tajikistan apo dhe Rusi.

Qe nje rrezik i tille persa i perket trajtimeve cnjerezore dhe perndjekjes politike eshte eminent, rezulton dhe nga vendimet e dhena nga GjEDNj ndaj Tajikistan si dhe raportet e shumta te Amnisty Internatonal, Komiteti Kunder Tortures, OKB (bere prezent perpara Gjykates ne seancen per caktimin e mases se sigurise).

Vec sa me siper, risjellim ne vemendje te Gjykates berjen prezent ne menyre eksplicite te rrethanes lehtesuese ku kilenti insiston dhe kerkon qe te pasqyrohet  vertetimi i rrethanes se dorezimit vullnetar per efekt ekstradimi prane autoriteteve shqiptare, rrethane kjo qe padrejtesisht ometohet nga organet e policise dhe te prokurorise. Pasqyrimi i nje fakti te tille ka shume rendesi per ceshtjen dhe eshte tregues i pastertise se tij (pafajesise se tij), dhe ne rastin me te keq tregon sjellen pozitive te personit per te cilin kerkohet ekstradimi ne raport me organet e drejetesise.

Perfundimisht, pavarsisht mungeses se provave dhe fakteve qe shoqerojne kerkesen, te kushtezuar nga pelqimi i personit qe kerkon te ekstradohet, ne funksion te shterimit te rruges gjyqesore, jemi dakort qe te pranohet kerkesa duke lejuar ekstradimin ne Gjermani me kusht qe te mos dergohet ne shtetin e Origjines Tajikistan apo dhe Rusi pasi aty i rrezikohet jeta per shkak te bindjeve te tij politike.

Avokat:

Asllan Dogjani

/illyriapress/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Aksident me vdekje në Orikum, mjeti përplas biçikletën, ndërron jetë drejtuesi i saj

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbërmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Automjeti ka përplasur një biçikletë teksa viktimë ka mbetur drejtuesi i saj. Raportohet...

Opera të dalë nga varësia e shtetit? Ministria “përgënjeshtron” ministren: Keqinterpretim!

Disa ditë pas kësaj deklarate të ministres së Kultures Elva Margariti, kur një debat i madh perfshiu artistët e operas të cilët e gjetën...

Kufizimet nga COVID-19/ Ja 9 vendet që mirëpresin pa kushte udhëtarët amerikanë, në krye të listës Shqipëria

Qytetarët amerikanë zotërojnë një prej pasaportave më të fuqishmë në botë por gjatë pandemisë SHBA u kufizua më shumë se çdo shtet tjetër. Shpërthimi i...

Britanikët protestojnë kundër masave kufizuese, përplasje me policinë

Në Britaninë e Madhe kanë nisur protestat kundër vendosjes së karantinës. Të paktën 15,000 qytetarë u mblodhën në sheshin Trafalgar, që mban sloganin “Ne nuk e...

Hidhet nga kati i pestë i pallatit 60-vjeçarja në Tiranë

Një 60-vjeçare dyshohet të jetë hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte në Tiranë. Për pasojë, gruaja  njoftohet të ketë ndërruar jetë. Ngjarja...