A do të jetë Evropa humbësja më e madhe në botë? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të jetë Evropa humbësja më e madhe në botë? –

18:28 | 30/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Epoka e stabilitetit global pas vitit 1945 ka mbaruar njëherë e mirë. Nga bota bipolare e Luftës së Ftohtë tek bota unipolare e dominuar nga amerikanët që e zëvendësoi atë, ne kemi përfituar prej kohësh nga një ndjenjë e rendit strategjik.

Megjithëse pati shumë luftëra më të vogla (dhe madje disa më të mëdha), nga Koreja dhe Vietnami deri në Lindjen e Mesme dhe Afganistan, sistemi ndërkombëtar mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm dhe i paprekur. Megjithatë, që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, ky stabilitet ia ka lënë gjithnjë e më shumë vendin një rivaliteti të përtërirë midis fuqive të mëdha, ndër to Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Për më tepër, ka qenë prej kohësh e qartë se India, Brazili, Indonezia, Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Irani, dhe ndikimi politik dhe strategjik i ekonomive të tjera në zhvillim, do të rritet. Po ashtu edhe roli i tyre brenda sistemit global.

Në kontekstin e një konflikti të thelluar midis Kinës dhe SHBA-së, këto fuqi në rritje do të kenë shumë mundësi për të vënë kundër njëra tjetrës dy superfuqitë e shekullit XXI. Në fakt, shumë nga këto mundësi duken shumë të mira për t’u shpërdoruar.

Ndërkaq në Rusi, elitat politike i kanë konsumuar energjitë e tyre me fantazitë mbi rikthimit të shtrirjes territoriale dhe të peshës gjeopolitike të Bashkimit Sovjetik, por edhe të Perandorisë Ruse para këtij të fundit. Nën presidentin Vladimir Putin, politika ruse ka synuar gjithnjë e më shumë të përmbysë trashëgiminë e epokës së menjëhershme të pas Luftës së Ftohtë.

Në të kundërt, Perëndimi – pra SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, pas zgjerimit të tij që nga viti 2004 – ka pranuar rendin bazë të pas Luftës së Ftohtë në Evropë. Për këtë qëllim, ajo ka mbetur e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave bazë si e drejta e vendeve për vetëvendosje dhe paprekshmëria e kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Këto vlera dhe angazhime të ndryshme, e bënë të pashmangshëm një konflikt mbi ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, siç e pamë në Gjeorgji në vitin 2008. Në Ukrainë, hapi i parë erdhi kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Por pika e kthesës nuk ndodhi deri në shkurtin e vitit të kaluar, kur Kremlini nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë të vendit dhe i dha fund epokës së paqes në Evropë.

Kontinenti u nda edhe njëherë në dy kampe. Përpjekja e Putin për të rishkruar historinë me forcë, nuk është vetëm një tragjedi për popullin ukrainas si dhe një sfidë për sigurinë evropiane. Ajo është gjithashtu një kritikë e fortë për të gjithë sistemin ndërkombëtar të shteteve kombëtare.

Tek e fundit, shumë nga fuqitë e reja globale dhe ato në zhvillim, kanë refuzuar të anojnë në mënyrë të paqartë me Ukrainën, dhe disa duke ndjekur drejtimin e Kinës, kanë qëndruar hapur në krah të Rusisë ose kanë mbetur “neutrale” në interes të përfitimit të disa avantazheve taktike.

Pasoja është se këto vende, janë të gatshme të anashkalojnë një shkelje flagrante të parimeve thelbësore mbi të cilat bazohet sot stabiliteti global. Por rreziku më i gjerë për sistemin ndërkombëtar nuk buron nga lufta në Ukrainë (Rusia është shumë e dobët për të paraqitur një kërcënim të vërtetë global), por nga përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë.

është e vërtetë, që pavarësisht retorikës luftarake të Kinës mbi Tajvanin, dhe stërvitjeve të saj ushtarake në ujërat përreth ishullit, konfrontimi i deritanishëm është më pak ushtarak sesa ekonomik, teknologjik dhe politik. Por kjo është një rehati naive, sepse kemi të bëjmë me një konflikt që intensifikohet dhe ku nuk ka një fitues.

Disa nga humbësit më të mëdhenj në këtë përballje, ka të ngjarë të jenë Japonia dhe Evropa. Kompanitë kineze kanë ndërtuar kapacitete të mëdha prodhimi në industrinë e automobilave – sidomos me makinat elektrike (EV) – dhe tani janë gati t’ua kalojnë prodhuesve evropianë dhe japonezë të makinave, që kanë qenë prej kohësh dominues në tregun global.

Si për t’i përkeqësuar më tej bërë gjërat, kundërpërgjigja e vetë Amerikës ndaj konkurrencës kineze është të ndjekë një politikë industriale, e cila do të jetë në kurriz të prodhuesve evropianë dhe atyre japonezë.

Ligji i miratuar së fundmi, Akti i Reduktimit të Inflacionit, ofron subvencione të mëdha për makinat e prodhuara në SHBA. Nga këndvështrimi i SHBA-së, politika të tilla vrasin me një gur dy zogj: mbrojnë prodhuesit e mëdhenj vendas dhe u ofrojnë atyre stimuj për të vazhduar me zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së makinave elektrike.

Rezultati përfundimtar do të jetë një riorganizim i plotë i industrisë globale të makinave, me Japoninë dhe Evropën (kryesisht Gjermaninë) që do të jenë më pak konkurrente duke humbur një pjesë të tregut. Dhe le të mos harrojmë, që ky zhvillim i madh ekonomik përfaqëson vetëm fillimin e një përplasjeje shumë më të madhe globale dhe të një riorganizimi strategjik.

Evropa duhet të bëjë jo vetëm më shumë përpjekje për të ruajtur modelin e saj ekonomik gjatë këtij riorganizimi të ekonomisë globale. Por ajo duhet gjithashtu të menaxhojë kostot e larta të energjisë, hendekun në rritje të teknologjisë dixhitale përballë dy superfuqive, si dhe nevojën urgjente për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për t’iu kundërvënë kërcënimit të ri nga Rusia.

Të gjitha këto prioritete do të bëhen edhe më urgjente me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, duke pasur parasysh mundësinë reale që Donald Trump të rikthehet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Kësisoj, Evropa e gjen veten në një situatë dukshëm të pafavorshme për të.

Ajo është e pozicionuar në një rajon gjithnjë e më të rrezikshëm. Megjithatë mbetet një konfederatë e shteteve-kombe sovrane, të cilat nuk kanë grumbulluar kurrë vullnetin për të arritur integrimin e vërtetë. Edhe pas dy luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë prej dekadash.

Në një botë të dominuar nga shtete të mëdha dhe me buxhete ushtarake në rritje, Evropa nuk është ende një fuqi e vërtetë. Nëse do të mbetet kështu, kjo do të varet nga evropianët. Bota nuk do të presë që Evropa të rritet në lartësinë e sfidave me të cilat përballet. Në rast se Evropa do të përballet me reformimin që po i ndodh aktualisht rendit global, do të ishte më mirë që të fillonte së shpejti të përgatitej ose mundësisht ta kishte bërë që dje./SHQIP

Read more

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

Të Lidhura

nga 27
23:23 | 09/06/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, mori pjesë në prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga...

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

nga 27
21:55 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës në Fier, është ndalur te protestat për projektet në zonat e mbrojtura,...

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

nga 27
21:19 | 09/06/2026
0

Lëvizja qytetare që po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e parë politik, teksa i kanë kërkuar...

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

nga 27
20:00 | 09/06/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e një helikopteri ushtarak amerikan Apache gjatë një patrullimi mbi Ngushticën...

Para
Bëri komente islamofobike, ja çfarë ndodh me djalin e Galtier –

Bëri komente islamofobike, ja çfarë ndodh me djalin e Galtier -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –

23:23 | 09/06/2026
“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

“Pse Vlora nuk del në protestë?” –

21:55 | 09/06/2026
“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –

21:19 | 09/06/2026
“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –

20:00 | 09/06/2026
Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –

19:50 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –
  • “Pse Vlora nuk del në protestë?” –
  • “Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ… –
  • “Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz –
  • Qeveri tranzitore! Intelektualë, formoni front politik! –
  • Dosja e pronave të Zvërnecit, hetime për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij –
  • “Pse Vlora nuk del në protestë?” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com