Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin për rrëzimin e një helikopteri ushtarak amerikan Apache gjatë një patrullimi mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin detar global.
Sipas Trump, incidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar, ndërsa në bord ndodheshin dy pilotë, të cilët nuk pësuan lëndime.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se ishte informuar nga ushtria amerikane për rrëzimin e helikopterit dhe se SHBA-ja duhet t’i përgjigjet sulmit.
Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit. Në javët e fundit, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme të kufizuara, duke përfshirë rrëzimin e dronëve iranianë dhe goditje ndaj objekteve të lidhura me programet raketore.
Nga ana tjetër, Irani ka ndërmarrë sulme ndaj bazave amerikane në rajon, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Megjithëse palët kanë shkëmbyer akuza për shkelje të armëpushimit, deri tani nuk është raportuar për një prishje të plotë të marrëveshjeve ekzistuese.
gijotina.com/









