Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec.
Një protestues shprehu idenë për një qeveri tranzitore.
“Përveçse Rama ik, duhet të kemi një thirrje që ne të garantojmë që i gjithë ky proces të ketë tranzicion të ndershëm. Duhet të kemi qeveri tranzitore që të garantojë gjithë procesin”, tha protestuesi.
Nuk munguan as thirrjet ndaj intelektualëve për të formuar një front politik.
“U bëj thirrje gjithë intelektualëve në Shqipëri, bëni një front politik kundër. Të gjithë duhet të jenë këtu!”, tha një protestues.
Sot fjalimet duket se i janë lënë në dorë qytetarëve e më shumë atyre që vijnë nga diaspora. Në ndryshim nga një ditë më parë kur prezantimi i fjalimeve bëhej nga aktivisti Andi Tepelena, sot detyra i është besuar Edison Likës.
Ata u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, vendtakimin e përhershëm të orës 18:00 dhe tani janë nisur marshimin drejt kryeministrisë. Po njësoj, vijojnë edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe pankartat që bëjnë thirrje për anulimin e investimit.
Kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e qeverisë, ndërsa kanë artikuluar edhe idenë e një partie të re politike.
gijotina.com/










