Për herë të parë në Parlamentin e Shqipërisë si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij.
Kryedemokrati akuzoi Ramën se marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë i ka kthyer si në kohën e komunizmit.
“Me Greqinë nuk ka pasur as këmbime vizitash, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, të cilat përveç batutave nuk kanë sjellë asnjë efekt.
Rama e mbushi vendin me drogë dhe kriminelë dhe kjo nuk mbulohet më. PD do të jetë opozita ballore pa kompromis kundër kësaj shumice ilegjitime”, tha Basha.