Filma bardhezi për propagandë me ngjyra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filma bardhezi për propagandë me ngjyra

10:59 | 08/03/2016
në Opinion
0

Këtë shkrim mendova ta publikoja që më 10 shkurt, por nuk e mora me ngut prita edhe 20 shkurtin, hezitova përsëri dhe ja ku erdhi 7 Marsi. Vendosa ta publikoj para se të vijnë Pashkët, 1 Maji, 5 Maji, apo Barjami.

Më ndodhi të shihja një nga platformat digjitale tek stacioni i filmave shqip më 10 shkurt dhe u çudita kur po transmetohej filmi, që pothuajse e kemi mësuar përmendësh në kohën e diktaturës, “Debatiku”. M’u duke e pavend që ishte vendosur në programacion një film i ndërtuar posaçërisht nga propaganda komuniste për 10 shkurtin, pikërisht më 10 shkurt. Madje më duket fare e pallogjikshme, që nuk ndalohet fare transmetimi për disa nga filmat e prodhuar në kohën e diktaturës, të cilët të vetmin qëllim kanë patur dizinformimin dhe përhapjen e propagandës komuniste. M’u duk e pavend që brezit të sotëm t’i tregohet historia tjetër për tjetër, pikërisht sot, kur ka kaq shumë mundësi për t’ju afruar të vërtetës që ka ndodhur dhe jo asaj që shkruan dhe aktruan komunistët.

Ne, që kemi lindur para viteve ’80, na duhet t’i bëjmë një riformatim trurit për gjithë intoksikimin ideologjik që kemi marrë gjatë atyre viteve dhe ç’është e vërteta nuk e kemi të lehtë. Në mënyrë të pandërgjegjshme, shpesh herë e kemi të vështirë të jemi më të hapur, më të guximshëm, më të lirë. Por edhe pse përpiqemi  t’i largohemi kujtimeve të asaj kohe, na dalin përpara disa barriera të mëdha dhe me forcën e pushtetit të inkriminuar, që i ka shtrirë rrënjët edhe në media, na detyron të shohim pas për të na kujtuar edhe njëherë marrëzinë e diktaturës më të egër, për të na hapur edhe njëherë plagët.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të ishte thjesht papërgjegjshmëri ose ndonjë gabim njerëzor mund ta anashkaloj, por programacioni i tyre ka vendosur në tryezë kalendarin e të marrëve dhe nuk lë datë pa e shoqëruar me një film bardhezi. Pikërisht më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit, zgjodhën filmin “Shtigje lufte” ku i thurren elozhe diktatorit dhe përbalten patriotë që luftuan kundër pushtimit, por u etiketuan si “kolaboracionistë“ nga propaganda komuniste vetëm e vetëm, se nuk ishin dakord me diktatorin. Harresa e mazhorancës në pushtet për të kujtuar ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit, ishte në një linjë  me mosharresën e mediave të tyre për të transmetuar deformimin e turpshëm të historisë shqiptare.

Nuk mjaftoi as kjo, po sot më 7 Mars zgjodhën filmin “Mësonjëtorja”. Pavarësisht vlerave që mund të ketë filmi nga ana artistike, edhe pse skenari vendoset në një kohë kur nuk ishin shfaqur ende komunistët, nuk mund të mohohet, se filmi është në përputhje me linjën e propagandës komuniste kundër besimit fetar.

Nuk dua të mendojë dikush se kam një vlerësim bardhezi për filmat bardhezi, as nuk mendoj se duhen censuruar, por në qoftë se ata vazhdojnë të përdoren ende për propagandë sigurisht që është për t’u shqetësuar. Jo për ekzistencën e filmave, por për ekzistencën e atyre që ndërtojnë programacionin. Nuk na dëmton as nostalgjia e disave, as propaganda e vonuar e disave, por çështja është se klasa politike dhe media që i shërben si në kohërat e kaluara, sa vjen e iu largohen standardeve demokratike, e iu afrohen marrëzive të arrogancës së pushtetit.

Të rinjtë e sotëm as që e dinë se ekziston ky kanal dhe as që duan t’ja dinë për filmat bardh e zi, por drejtuesit e programacionit janë të njëjtët dhe nuk harrojnë që në stacionet me ngjyra të vazhdojnë pjesën e dytë të propagandës me “idhujt” e rinj të partisë. Kjo është për t’u shqetësuar. Është për t’u shqetësuar, sepse tregon se sa shumë varet dita e secilit nga kjo klasë politike, nga këta drejtorë programacioni, që në fakt nuk programojnë vetëm kanalet televizive.

Sot është 8 Marsi. Do gjendet një film që tregon aksionisten me llërët e përveshura patjetër. Më pas vjen festa e Pashkëve, ndoshta transmetojnë ndonjë dokumentar për shkatërrimin e kishave dhe xhamive, sigurisht bardhezi. Pastaj vjen 1 Maji, që programacioni e ka të qartë si ta ndërtojë programin, në mos i ka gati nga ajo kohë. E kështu me rradhë, paralelisht me kongresin e partisë me ngjyra, transmetohet edhe filmi i përzgjedhur nga partia bardhezi.

Ka ende të marrë, që kujtojnë se mund të retushohet e kaluara kriminale e ekzekutorëve. Ata mundohen të gjejnë lloj lloj mënyrash… dhe kjo mënyrë e trajtimit të historisë ju hyn në punë, sidomos kur aktualisht po përflitet aq shumë për të inkriminuarit, që kanë zaptuar vendet në Kuvendin e Shqipërisë.

Etiketa: 10 shkurti20 shkurti7 marsi8 marsibajramiDebatikuLuljeta PrognipashketPPSH

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Morali i lapërdhisë

8 marsi i legenave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com