Protesta kundër ndërtimit të një këndi lojërash në Tiranë ka marrë famë në të gjitha republikat ish-sovjetike. Televizioni shtetëror rus, Russia Today ka përfshirë në lajmet e tij ndodhitë e Tiranës. Mësohet nga burime shumë të besueshme që vetë Vladimir Putin është i shqetësuar për punimet në Parkun e liqenit të Tiranës, ndaj ka dhënë urdhër që këto demonstrata të mbështeten jo vetëm mediatikisht.
Thuhet se ambasadori rus në Tiranë i ka dërguar një notë proteste kryetarit të Tiranës, Erjon Veliaj. Mesazhi i shkurtër është si më poshtë vijon: “Nuk e lëshojmë Parkun gjeneral!”
Thuhet se Erioni po mendon të kërkojë strehim ekologjik në ambasadën amerikane, sepse hollandezen e ka zënë ish-kryetari i Bashkisë.