Ylli i Everton, Wayne Rooney është arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
31-vjeccari u arrestua në Angli, ndërsa javën e kaluar ka shënuar rekordin e 53 golave në 119 ndeshje.
Ai iu rikthye skuadrës së tij të djalërisë pas 13 vitesh të suksesshme më Manchester United.
Të dielën, në ndeshjen kunder Chelsea, Rooney pati humbjen e parë të sezonit ku mori dhe karton të verdhë.
Pas humbjes 2:0, ai tha se ndihej mirë dhe se i nevojitej një pushim. Si duket gjatë pushimit e teproi pak me pijen.