Policia greke ka arrestuar një punëdhënës në një zonë të bashkisë së Ilidas, pasi ka paguar katër të punësuar jo me para, por me hashash.
Gjithashtu autoritetet policore kanë arrestuar 4 pakistanezë të moshave nga 25 deri 29 vjeç që punonin në kultivimin e piperit dhe u kanë gjetur 215 gram hashash.
4 të arrestuarit kandeklaruar se droga ishte pagesa për katër ditë pune dhe se ata kishin pranuar pasi edhe në të kaluarën kishin blerë te punëdhënësi i tyre sasi hashashi për përdorim vetjak.
Menjëherë organet policore kanë arrestuar 48-vjeçarin grek, i cili ka pohuar se u ka dhënë hashash katër pakistanezëve, jo si pagë për punën e tyre, por si dhuratë.