Kur Berisha e Ruçi grindeshin në ’91-shin, në Shkodër lindi një vajzë që sot është deputete – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Berisha e Ruçi grindeshin në ’91-shin, në Shkodër lindi një vajzë që sot është deputete

17:14 | 07/08/2017
në Shqiperi
0

Pluralizmi politik nisi më 1991, – zgjedhjet e para u bënë më 1991, – premtimi i atëhershëm ishte se nuk do të kishim politikanë të përjetshëm dhe se modeli i Byrosë Politike do të lihej përgjithmonë pas. Pas 27 vitesh kemi “zgjedhur” deputetët e rinj, – dhe disa detaje, janë vërtetë interesante.

Për shembull, katër deputetë të rinj kanë lindur midis 1991-1995, pikërisht kur tetë politikanë të sotëm ishin po ashtu deputetë dhe figura drejtuese. Imagjinoni, – Berisha (PD), Ruçi e Nasufi (PPSH) janë bërë deputetë më 1991, Majko, Shehu, Ulqini e Shehi u bënë deputetë më 1992 me PS e PD, ndërkohë që ende nuk kishin lindur tre deputetët më të rinj të parlamentit të sotëm, – Kërpaçi, Mehmetaj e Lala. Vetëm disa ditë pas masakrës së prillit 1991 kur Berisha e Ruçi grindeshin për përgjegjësitë e fajet, në Shkodër lindi një vajzë, e cila sot është zgjedhur deputete.

Imagjinoni deputetë që shkojnë në një sallë dhe duhet të debatojnë me individë që janë ngulur në atë sallë më gjatë sesa mosha e deputetëve të rinj, që kanë mbijetuar në politikë përmes të gjitha formave të mundshme duke na u imponuar edhe sot si modele drejtuese politike! 27 vjet, të pushtetshëm, të pasur dhe të paprekshëm! U ngritën, u rrëzuan, u ngritën, u rrëzuan, u ri-ngritën dhe gjatë këtyre fazave të tyre ne, gjërat në këtë vend nuk kanë shkuar edhe aq mirë, kryesisht për meritë & faj të tyre.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në shtator 2017 mund të kemi në podiumin drejtues të Kuvendit Gramozin dhe përballë tij në sallë Saliun, Fadilin, Tritanin, Anastasin e të tjerët, – përsëri duke u grindur, duke denigruar njeri tjetrin, duke folur e folur në parlament e TV; duke na thënë se janë aty dhe po bëjnë gjithçka për hir të Shqipërisë, shtetit, demokracisë, brezave të ardhshëm, se duan të na anëtarësojnë në BE dhe se duan të kemi shtet e demokraci funksionale..!!

Dhe jashtë sallës së kuvendit, ka me mijëra militantë fanatikë të palëve që u besojnë dhe i ndjekin! Ata patën premtuar se do të krijojnë shoqërinë, por krijuan turmat dhe në turma, ata janë të aftë, me forcë, para, pushtet, pakte e pazare, – të dalin fitues periodikisht.

Në shtator do kemi aty edhe këto vajzat e reja duke tentuar të përfaqësojnë prurjet e reja, brezat e rinj, stadin e ri, pritshmëritë e reja! A do të munden? Nuk kam asnjë dilemë se jo. Për shumë arsye, disa që varen nga podiumi, disa nga sistemi e disa nga vetë legjitimiteti e vizioni i tyre politik. Brezi ynë i ri politik. në tërësi, rrallë ka vizion, identitet dhe personalitet, – ata vijojnë si imitime në politikë dhe shërbejnë në funksion të shefave që i kanë emëruar, i imitojnë ata dhe me kalimin e kohës, u ngjasojnë atyre!

Ky parlament mbyll ciklin, ku të lindurit pas 1991 bashkohen në sallë me ata që ishin në krye më 1991. Mjafton ky kontrast i thellë për të kuptuar se të gjithë ne jemi rritur në vite e në moshë, kemi më shumë thinja e më shumë kujtime, por në thelb, pak gjëra kanë ndryshuar nga pritshmëritë utope dhe idealiste të brezit të vitit 1990-1992. Iku Byroja, por byroistët mbetën; iku partia-shtet, por partitë-shtet mbetën, ikën të paprekshmit, por të paprekshmit e rinj të paprekshëm mbetën; iku rinia, por udhëheqësit e vjeter modele imitimi nga te rinjtë mbetën.

/Instituti i Studimeve Politike/

 

Etiketa: ByrojadeputetëGramoz RuciParlamentSali Berisha

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aksidentohet në tunelin e Kalimashit reperi i njohur shqiptar    

Aksidentohet në tunelin e Kalimashit reperi i njohur shqiptar   

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

20:32 | 03/04/2026
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

20:20 | 03/04/2026
16 tifozë jashtë stadiumeve –

16 tifozë jashtë stadiumeve –

19:40 | 03/04/2026
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –

19:22 | 03/04/2026
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

19:09 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –
  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –
  • Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë –
  • Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –
  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com