Dy pushues nga Kosova kanë rënë pre e grabitjes në Vlorë dhe Dhërmi. Bëhet me dije se dy pushuesve u janë marrë çantat e dorës, ku kanë pasur bizhuteri me vlerë dhe para.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 53-vjeçarit me inicialet F. M, nga Kosova i kanë marrë çanten personale në të cilën kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme 21-vjeçarit me inicialet S. E., banues në Llabian, i kanë grabitur në lagejn “Pavarësia” portofolin me kartën e identitetit, si dhe një kartë banke e Shqipërisë, 200 euro dhe 2000 lekë.
Të dy pushuesit kanë bërë denoncim në polici, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet.